Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Drejt falimentimit, Intesa San Paolo kërkesë për Vento Bank për blerjen e aksioneve: Brenda 30 ditëve duam që…

spot_img

Lajme të ngjashëm

c66f5fc39f95e24ede759297eed45573

Pak ditë më parë ne media u publikua lajmi se një nga bankat më të mëdha italiane Veneto Bank, e pranishme në Shqipëri që në vitin 2009, është drejt falimentimit. Ndërsa u raportua se banka po i shet një pjesë të aksionve bankës tjetër italine ‘Intesa San Paolo Bank”.

Për këtë shitje aksionesh është vënë në dijeni edhe Autoriteti i Konkurrencës, i cili deklaron se po inspekton një transaksion financiare të kryer mes Veneto Bank dhe Intesa San Paolo në Shqipëri.

Ndërkohë me anë të një letre Intesa San Polo Banka bën me dije se kanë përfunduar konsultimet me Këshillin e Punonjësve të Veneto Banka sh.a, por pa arritur një marrëveshje të reduktuar në fund të konsultimit. Në lëtër Intesa San Polo Banka kërkon ndihmën e punonjësve të Veneto Bank për të arritur një marrëveshje të mundshme breda 30 ditëve të ardhshme.  

“Në vijim të komunikimit tonë të datës 10/05/2018 dhe bazuar në nenet 148/2 dhe 148/3 të Ligjit nr. 7961 datë 12/7/1995 si ndryshim, ju lutemi të informoheni me anë të kësaj letre se  18/06/2018 kemi përfunduar konsultimet me Këshillin e Punonjësve të Veneto Banka sh.a, pa arritur një marrëveshje të reduktuar në fund të konsultimit .Rrjedhimisht, sipas nenit 148/4 të Kodit të Punës ne kërkojmë ndihmën Këshillit të Punonjësve të Veneto Bank për të arritur një marrëveshje brenda 30 ditëve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Intesa San Paolo Banka.

36690394_10157406313068765_4429933851548057600_n.jpg

 

Kujtojmë se filiali shqiptar i Veneto Bank ishte së fundmi objekt i një hetimi nga Banka e Shqipërisë që kërkoi uljen e volumit të kredive dhe rritje të madhe kapitali. Problemet e Bankës kanë ardhur nga administrimi i diskutueshëm i saj, që kanë çuar në probleme, të cilat kanë filluar të hetohen si nga prokuroria, ashtu dhe autoritetet e mbikqyrjes financiare.

Gjithashtu më herët, Veneto Bank, ishte në qendër të akuzave për përfshirjen në skemën gjigante të pastrimit të parave me organizator kryesor, biznesmenin kontrover Francesco Becchetti. Pas hetimeve të Prokurorisë, rezultoi se transfertat e paligjshme prej miliona eurosh janë kryer nëpërmjet Veneto Bank në Tiranë. Për këto veprime, u arrestua edhe drejtoresha e Veneto Bank në Shqipëri, Pranvera Gjika.

Por problemet e Veneto Bank nisin që nga origjina e saj, në Itali. Sot Veneto Group Bank në Itali, është nën hetim nga prokuroria e Romës për shkurtim të kapitalit rregullator, duke parë se mungojnë jo pak por plot 345 milionë euro. 

Veneto Banka në Shqipëri ka një peshë të vogël në sistemin bankar vendas. Me gjithë problemet që mbart, ajo renditet e 12-a, me një total aktivesh prej 190 milionë eurosh, apo 1.8% të totalit të sistemit bankar. Megjithatë kapitali i Veneto Bank bashkë me problemet e së shkuarës duket se po transferohen tashmë tek një tjetër bankë e nivelit të dytë, Intesa San Paolo.

 

 

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img