Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
1.5kmh
40 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

“Drejt Evropës”, DhKPGjP reagon ashpër: E çfarë BE duam ne me këtë arsim? Ministritë këtu janë të mbushura me analfabetë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ka reaguar pas “lojërave” të bëra përgjatë ditëve të fundit nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut në lidhje me heqjen e vetos dhe për heqjen e mundësisë për hapjen e negociatave drejt BE për Shqipërinë.

Në postimin në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se rruga drejt Europës është e gjatë, mirëpo Shqipëria është pajisur mirë, duke ironizuar kështu edhe raportet e bëra së fundmi të cilat demonstrojnë se vendi ynë ka plotësuar të gjitha kushtet për të qenë një anëtare e denjë e BE.

albsig

“Ka dy ditë që shohim Shqipërinë t’i çirret Bullgarisë, t’i hakërrehet vetë Brukselit, se nuk na hapën prapë derën…nuk na ftuan…nuk na çelën negociatat… Ato që të çojnë shtegut për Evropë. Rruga drejt Evropës është e gjatë, por ne kemi mbath alamet çizmesh…kështu thonë raportet tona. Por Evropa plakë nuk mendon kështu. As Bullgaria bishtpërdredhur”, thuhet në postim.

Referuar rezultateve të provimeve të matematikës në Maturën Shtetërore në të cilat 10.000 nxënës ngelën, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë shkruan se nëse do të ishin përballë testi evropian atëhere 1/4 e nxënësve do të kalonin.

Gjithashtu në këtë postim janë listuar të gjitha “arritjet” e vendit tonë, ku ndër të tjera theksojnë se në vendin tonë ministrat dhe zëvëndësministrat prej vitesh shkojnë dhe vijnë nëpër godina që zvetënohen nga paaftësia, jo burokracia

Postimi i plotë:

DREJT EVROPËS…

🔳 Ka dy ditë që shohim Shqipërinë t’i çirret Bullgarisë, t’i hakërrehet vetë Brukselit, se nuk na hapën prapë derën…nuk na ftuan…nuk na çelën negociatat… Ato që të çojnë shtegut për Evropë. Rruga drejt Evropës është e gjatë, por ne kemi mbath alamet çizmesh…kështu thonë raportet tona. Por Evropa plakë nuk mendon kështu. As Bullgaria bishtpërdredhur🙎‍♀️.

👉 Provimi i shtetit në matematikë për Maturën Shtetërore nxorri 10.000 nxënës ose 1/4 e maturantëve të Shqipërisë mbetës. D.mth. ngalës në klasë. Imagjinohet si do ishte rezultati me test evropian. Rrezik kalonin vetëm 1/4!

 👉 Cilësia e mësimdhënies në të gjitha nivelet e arsimit është mjerane. Ulja e mesatares deri në 6.5 për mësuesinë është fakti me kuptimplotë lidhur me këtë mjerim.

📌Ç’dreq ftese, negociate apo Evrope kërkohet me këtë cilësi arsimi???!!!

MAS dhe gjithë idiotët e ngarkuar për përgatitjen e brezit të ri europeist, po e degdisin cilësinë arsimore drejt cepave më të humbur të Afrikës.

👉👉U tha vjet në pranverë se Gjykata e Lartë kishte rreth 35.800 dosje stok për gjykim. Sivjet nuk flet askush. Sa dosje janë? Thuhet nën zë se janë 50.000 dosje që presin gjykim, kur s’janë bërë ende 19 gjyqtarë.

Fajin e ka Bullgaria! Por, Gjykata e Lartë e Bullgarisë,  krijuar më 25 maj 1880, punon rregullisht prej 142 vjetësh.

👉👉👉Vettingu alla shqiptar, shfarosi gjykatat e prokuroritë, më keq se lufta në Ukrainë, të njëjtët. Meqë s’ka gjyqtarë e prokurorë, t’i heqim dhe godinat…t’i shembim bashkë me ta!! Harta e re gjyqësore do krijojë “qendrat e pabanuara – gjyqësisht”. Zgjidhje perfekte në rrugën drejt Evropës.

 👉👉👉👉Gjyqtarët-Prokurorët-Ndërmjetësit-Avokatët-Përmbaruesit-OPGJ-të, bashkë me magjistratët e rinj apo noterët e vjetër, janë kthyer në një armatë të çarmatosur, pothuajse të dorëzuar përballë “armikut” – padrejtësi. Sistemi i Drejtësisë, është kthyer në një ushtri të rreckosur, që nuk mbron dot veten, jo më popullatën. Evropa nuk sheh…nuk i di këto!

 👉👉👉👉👉Nuk e sheh BSH-në, të kthyer në një Qebaptore gjigande, që shet licenca në vend të qofteve. Nuk e sheh si helmohet ekonomia e një vendi të vogël, ku radhët e popullit “debitor” shtohen çdo ditë e më shumë.

👉👉👉👉👉👉Nuk i sheh ministritë e mbushura me zyrtarë analfabetë që, DAP-i i dekoron me status të veçantë…deri me TND. Kush nuk e di akronimin e fundit, quhet “Trupa e Nivelit më të Nalt’ Drejtues”. 👇

👉 Ka edhe më keq, ministra apo zëvendësministra që vegjetojnë (ikin e vijnë) kot prej vitesh, nëpër godina që zvetënohen nga paaftësia – jo burokracia. Dhe kjo nuk është Bullgaria, por Shqipëria.

 📌Shqipëria që pret ftesën për anëtarësim dhe negociatat për europeizim – thotë se i kemi plotësuar të gjitha kushtet. Kështu mendon edhe Sandri i Serbisë, shoku i Ladit të Rusisë

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img