Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

“Dramë e vërtetë për familjet shqiptare”, Meta për ikjen e të rinjve: Rrënja e shpopullimit është mbyllja e prespektivës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta thotë se mbyllja e prespektivës në vendin tonë, është rrënja e shpopullimit dhe ikjes së të rinjve.

Meta thotë se vendi ynë ka treguesit më të lartë të mosarsimimit dhe të mospunësimit të rinisë në Europë dhe në rajon. Presidenti iu referohet shifrave të INSTAT, sipas të cilave se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15 – 24 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë.

Shënimi i Metës:

Mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë. Vendi ynë ka treguesit më të lartë të mosarsimimit dhe të mospunësimit të rinisë në Europë dhe në rajon.  Sipas INSTAT më shumë se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15 – 24 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë.

Një dramë e vërtetë për familjet shqiptare, ndërkohë që në Europë dhe përafërsisht edhe në rajon vetëm 1 në 10 veta të kësaj grupmoshe nuk i përkasin kësaj kategorie. Për këtë arsye 25 prilli është referendum kombëtar, për çeljen e perspektivës për brezin e ri dhe frenimin e shpopullimit të vendit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img