Tirana
heavy intensity rain
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
88 %
2.1kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Drama në Tiranë, vajzat: Babai na dhunonte dhe na futej në dush. Dënohet me 3 vite burg

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin e një rasti të pazkontë, ku një kryefamiljar është akuzuar për dhunë në familje dhe për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij.

I pandehuri B.P., 45 vjeç, është shpallur fajtor për akuzën e “ngacmimit seksual” dhe “dhunës në familje”, dhe është dënuar me 5 vjet bur, shkruan gazeta “Panorama”.

Ai ka përfituar uljen e dënimit për shkak se gjykimi është zhvilluar me kohë të shkurtuar, për këtë arsye ai do qëndroj në burg për 3 vite dhe 4 muaj.

B.P., u kallëzua për dhunë në familje nga bashkëshortja e tij. Këtij kallëzimi i janë bashkuar edhe dëshmitë rrënqethëse të dy vajzave adoleshente të çiftit, sipas të cialve, babai ushtronte dhunë fizike e psikologjike në familje, dhe se i kishte ngacmuar seksualisht për muaj me radhë.

Pjesë nga dëshmitë e vajzave:

Në lidhje me ngjarjen, shtetasja M. deklaron se: Prej një kohë të gjatë bashkë me motrën e saj kërcënohen nga babai, ndërsa prej rreth 8-9 muajsh është ngacmuar seksualisht prej tij. Në një nga ditët e janarit 2015, rreth orës 16:00, kur ka qenë në shtëpi shtrirë në krevatin e dhomës së gjumit të prindërve vetëm me motrat dhe vëllain e vogël, babai i është afruar dhe ka filluar ta prekë në vende intime. Po ashtu, në një rast tjetër të po këtij muaji, kur kanë qenë të gjithë pjesëtarët e familjes dhe ajo ka qenë e shtrirë në divanin e shtëpisë duke luajtur me telefonin e saj, pas mesnate babai ka dalë nga dhoma e tij e gjumit, i është afruar dhe i ka thënë “Shtyhu që të flemë bashkë”. Ajo i është përgjigjur “Ti e ke vendin tënd për të fjetur me mamin, ndaj mos më bëj që të keqkuptohem”. Gjatë gjithë këtyre muajve, babai e ka dhunuar edhe fizikisht.

Po ashtu, në raste të tjera kur ajo futej në dush për t’u larë, babai futej brenda dhe i thoshte “Nuk ka problem se jam babai yt dhe mund të të shoh”. (Panorama)


Më shumë