“Dr.Mrekullia”, okulistja që i ka rikthyer shikimin 35 mijë afrikanëve, të gjithëve falas

Publikuar tek: bota, më 22:36 07-12-2016 “Dr.Mrekullia”, okulistja që i ka rikthyer shikimin 35 mijë afrikanëve, të gjithëve falas

Helena Ndume është një prej okulisteve më të njohura në Afrikën e Jugut. Ajo ka marrë nga vendasit pseudonimin “Dr.Mrekullia” pasi i ka rikthyer shikimin mijëra personave.

Në bashkëpunim me “SEE International”, ajo ka kryer plot 35,000 operacione në sy – të gjitha falas, nga më të thjeshtët te më të komplikuarit, te fëmijët, gratë e burrat raporton Newsbomb.al.

Në vitin 2015 Ndume u shpërblye me çmimin Nelson Mandela nga Kombet e Bashkuara, për shërbimin e saj të përkushtuar ndaj njerëzimit.

Blue Chalk Media ka realizuar këtë film të shkurtër për gruan që transformoi jetën e mijëra njerëzve në vendin e saj. /Newsbomb.al

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ka diçka të fshehtë në kopertinën e TIME për Donald Trump (Foto)
Shokohen zyrtarët, në 10 librat e preferuar në shkollat italiane, del “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit »
Article Logic
Execution time: 0.01111888885498
array(1) { ["section"]=> string(91) "dr-mrekullia-okulistja-qe-i-ka-rikthyer-shikimin-35-mije-afrikaneve-te-gjitheve-falas-61944" }