Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Dozat gati për shitje, arrestohet 22-vjeçari që shpërndante kanabis në Fier (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Fatos Dervishaj 22 vjeç, banues në Peshtan, Fier, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Gjithashtu policia ka arrestuar edhe tre persona të tjera për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas, 1 prej të cilëve pasi shpërndante lëndë narkotike në doza.

•Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier goditën një tjetër rast të shpërndarjes së kanabisit në doza.

U arrestua në flagrancë shtetasi F. D., 22 vjeç, banues në Peshtan, Fier, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. H., 25 vjeç, banues në Vidhisht, Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

E. S., 35 vjeç, banues në Durrës pasi në aksin rrugor Lushnjë- Fier, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin Dh. A., 58 vjeç, banues në Lushnjë, i cili po lëvizte me biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sh. K., 66 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” Fier, duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar shtetasin A. B., 67 vjeç, banues në Fier, i cili ka ndërruar jetë. Gjatë aksidentit është dëmtuar edhe shtetasi Sh. K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img