Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Doza e 3-të dhe vaksinimi i fëmijëve, Manastirliu flet nga Shkodra: Komiteti Teknik jep nesër vendimin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Shkodra ditën e sotme ka folur për vaksinimin dhe për dozën e tretë.

Ajo është shprehur se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rekomanduar vendosjen e dozës së tretë në protokollin e vaksinimit si dhe kanë rekomanduar uljen e fashës së vaksinimit tek fëmijët  plus 16 vjeç si dhe tek ata 12 vjeç që vuajnë nga ndonjë sëmundje.

“Është mbledhur Komiteti Teknik i Vaksinimit përgjatë fundjavës së shkuar, të cilat kanë diskutuar dhe kanë rekomanduar vendosjen në protokolle të dozës së tretë ose dozës booster, kanë rekomanduar edhe uljen e fashës së moshës për vaksinim, plus 16 vjeç.

Kanë rekomanduar edhe vaksinimin plus 12 vjeç por vetëm për ata fëmijë që kanë problematika  këto rekomandime që kanë dalë nga komiteti i vaksinimit do të diskutohen ditën e nesërme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Do të kemi edhe një njoftim për vendimet që do të marrë ky komitet”, tha Manastirliu ndër të tjera.

Më shumë




spot_img








spot_img