Hapësire reklamuese

Dossier

DOSSIER/ Kundërzbulimi i Hoxhës, 800 faqe matieriale kundër “Vatrës” në Amerikë: Të paguhen 2000 dollarë çdo muaj për kundërshtarët e tyre (DOKUMENTAT)

Shkruar nga Newsbomb
DOSSIER/ Kundërzbulimi i Hoxhës, 800 faqe matieriale kundër

Autoriteti për hapjen e dosjeve ka deklasifikuar 800 faqe material për organizatën Vatra në Amerikë dhe pjestarët e saj. Edhe pse drejtohej nga Fan Noli, organizata është vendosur në vëzhgim nga kundërzbulimi.

Ndërkaq në këto material tregohet sesi qeveria e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë paguante 2000 dollarë në muaj për organizatën kundërshtare me Vatrën “Lirija”, sepse “ishin në gjendje të vështirë financiare”.

Pjesë nga dosja

Tiranë dt 29.9.1970

Vendim

Unë punëtori operativ Idajet Xhanaj, efektiv I dejtorisë së zbulimit pasi shqyrtova materialet e organizatës “Vatra” e formuar në vitin 1909 prej F.Nolit, F.Konicës e të tjerë dhe pasi gjeta se vitet e fundit ajo është vënë plotësisht në shërbim të zbulimit amerikan dhe aktualisht zhvillon aktivitet armiqësor ndaj vendit tonë si nëpërmjet anëtarëve të saj, po ashtu edhe nëpërmjet gazetës së saj “Dielli” vendosa të cel dosjen e kësaj organizate për të bërë përpunimin e mëtejshëm për tu informuar mbi aktivitetin e saj, mbi kordinimin e veprimtarisë me zbulimet armike mbi divergjencat në radhët e saj etj

Punëtori Operativ Idajet Xhanaj

Relacion mbi gjendjen e kolonisë shqiptare në SH.B të Amerikës

Kolonija shqiptare në Amerikë është nji nga kolonitë më të vjetra dhe më të mëdha në Perëndim. Emigracioni ekonomik shqiptar ka filluar qysh nga viti 1900 për shkaqe që dihen dhe ka vazhduar duke u shtuar deri në vitin 1940. Afro 20% prej tyre kanë marrë dhe familjet me vete. Kolonija shqiptare përbvëhet prej afro 40 mijë frymë dhe është përqëndruar në qytetet Boston, Nju Jork, Filadelfia, Ustri, Detroit, Chikago, Karolina, Uashington, San Francisco. Qendra e gjithë kolonisë është në Boston pasi aty janë kryesitë e shoqërive dhe kryesitë fetare. Sot afro 80% prej tyre punojnë në restorante, hotele, 5% në fabrika dhe 10% kanë prona të tyre private, si magazine, shtepi e të tjera. Si përbërje krahinore, 60% prej tyre janë nga qarku I Korcës, 30% nga Gjirokastra duke shtuar se 15% prej tyre janë minoritarë dhe 10% nga krahinat e tjera.

Nga zhvillimi arsimor dhe politik kolonija përfaqëson një masë të madhe analfabetësh ose që dinë pak shkrim të pazhvilluar nga ana politike dhe janë shumë fetarë.

Rinija e dalë nnga familjet Shqiptare në Amerikë është edukuar në shkollat amerikane pasi nevoja e një shkolle shqipe në koloni është ndjerë shumë.

Emigrantët ekonomike janë ndarë në dy shoqëri.

“Vatra” me gazetën e saj “Dielli” me kryetar Fan Nolin dhe editor Qerim Panaritin dhe “Shqipëri e Lirë” me gazetën e saj “Lirija” me kryetar Dr.Xhon Nase nga Berati dhe editor Dhimitër Trebicka nga Korca.

Pjesa më e madhe e shqiptarvet nuk marrin pjesë në këto shoqëri si anëtarë të rregullt vetëm se marrin gazetat e tyre. Shoqërija Vatra në pjesën më të madhe përpbëhër nga elementë pak a shumë në gjendje të mirë ekonomike, kjo është organizata më e vjetër dhe gjithmonë në kryesi të saj kanë qenë dhe janë njerëz që janë agjentë të amerikanvet. Qëndrimi I kësaj organizate tani dhe sidomos I gazetës së saj nuk është I mirë. Gazeta Dielli dhe kryesisht Qerim Panariti zhvillojnë një propaganda reaksionare kundër Republikës tonë dhe kampit të socializmit. Kjo vjen sepse drejtuesit e kësaj shoqërie në pjesën më të madhe nuk janë njerëz të mirë, megjithë që në këtë shoqeri ka elementë të mirë patriot.

Shqipëri e Lirë dhe gazeta Lirija mbajnë qëndrim të mirë, patriotik anëtaret e saj në pjesën më të madhe janë punëtorë. Këta mbajnë qëndrim të mirë.

Ndërmjet Vatrës dhe Shqipërisë së lirë ka kundërshtime për cështje parimore lidhur me qëndrimin që mbajnë këto organizata karshi Re.Pop.Shqipërisë. Ka patur tendenca për bashkimin mirë po vatranët kërkojnë që ky bashkim të bëhet nën platformën e vatranëve kuse ata të lirisë të kundërtën.

Ka në Amerikë dhe organizata të tjera lokale me karakter filantropik por aktiviteti I tyre nuk është I madh.  Ka në Amerikë Kishat me kryetar Fan Nolin të cilat kanë autoritet të madh në Koloni. Është sekti muhamedan me kryetar agjentin e Zogut edhe të amerikanëve Imam Vehbi Ismail dhe sekti bektashian me kryetar Dervish Rexhepin agjent I amerikanëve.

Organet e vendit dhe sidomos elementet reaksionarë ushtrojnë presion në koloni për ta shkëputur atë nga republika jonë për këtë përdoren krushqi, intepretohet keq amnistija, përdoret influence e fese.

Ka edhe organizata “vorio epirote” porse aktiviteti I tyre është me hope. Riatdhesimi I tyre shkon ngadalë ka pengesa dhe vonesa në dhënien e dokumenteve nga ana e MP jashtme. Amnistija është bërë e ditur por se atje ka një propagandë kundër kësaj dhe sidomos bëhen lloj lloj interpretimesh me qëllim që të pengohet kjo.

Konkluzione

Pjesa dërmuese e kolonisë ruan ndjenjat patriotike dhe është me pushtetin tonë. Mendojmë të merren këto masa.

1.Të bëhen përpjekje nga ana jonë për largimin e ….. nga gazeta “Dielli” dhe kryesia e Vatrës.

2.Del e nevojshme që organizatës Lirija ti jepet një ndihmë financiare prej të paktën 2000 dollarë që të marri vehten nga ana financiare.

3.Organizata e Frontit Demokratik e Shqipërisë si një organizatë që bashkon popullin nën udhëheqjen e partisë të vendosë një bashkëpunim të ngushtë me këto organizata dhe organet tona fetare të atjeshme.

4.Të demaskohet gazeta “Dielli” konkretisht me artikuj të mirë në shtyp pa përmendur….. me materialet që neve kemi.

5.Të organizohet nga ana jonë dërgimi I letrave nga familjet tek ata shqiptare që kanë influencë në koloni, dhe sidomos në Vatra.

6.Me anë të shtypit të bëhet demaskimi I elementit reaksionar dhe atyre që nuk mbajnë qëndrim të mirë në koloni.

7.Të rregullohet cështja e shpejtimit të procedurës në lidhje me riatdhesimin.

8.Të organizohet puna me vizitorët që do të vinë për shfrytëzimin e tyre në interesin tonë.

9.Të organizohet dërgimi I shtypit, filmave dhe materialeve të tjera propagandistike në koloni, në kohën e duhur dhe në mënyrë të organizuar.

10.Emisionet që jep radio Tiranna për shqiptarët e Amerikës të shikohen në mënyrë që të shfrytëzohen dhe për problemet që neve kemi.

11. Të bëhet një punë propagandistike për të sqaruar masën e kolonisë në lidhje me amnistinë, për të goditur interpretimet e gabuara që I bëhen amnistisë atje.

12.Të studiohen mundësitë me ata të organizatës “Lirija” për hapjen e shkollave shqipe për fëmi bicim konviktorë për ato qytete ku janë shqiptarët e shpërndarë. Krahas me mjetet propagandistike të organizohet dhe dërgimi I librave shqipe.

Punoi Operativi Tog. S.Memetko

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu