Hapësire reklamuese

Dossier

DOSSIER/ Janar 1991, Zenel Hoxha rrëfen: Si krijuam degën e parë të PD së Lushnjes në shtëpinë e Kujtim Ginës, përplasjet me shefin e policisë (KUJTIME – FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
FotoArkive: Mitingu i PD në Lushnje, në janar 1991 (credits: Dalip Greca)

Kaluan 30 vite qe nga krijimi I degës së Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes, natën e 4 janarit duke u gdhirë data 5 janar, ku do të mbahej edhe mitingu I parë I PD në këtë qytet, me prezencën e ish-kryetarit Sali Berisha.

Meqënëse Lushnja ishte një zonë e gjerë internimi, mitingu pritej të ishte madhështor. Organizatorit që erdhi nga Tirana, sipas kujtimeve të Zenel Hoxhës, iu bashkua edhe shkrimtari Visar Zhiti dhe Bujar Xhaferri. Aty u vendos strategjia sesi do të zhvillohej mitingu, pavarësisht pengesave të policisë së kohës.

Ja si i kujton Zenel Hoxha 30 orët e themelimit të degës së PD në Lushnje:

Historia e vërtetë është si vijon: Më datën 4 Janar në mbremje kur ne si anetarë të Komisionit Nismetar të PD ishim në mbedhjen rutinë të përditeshme në ora 20.00, na vjen lajmi se mitingu i Lushnjes i organizuar per të nesërmen dt. 5 Janar nuk mund të ndodhte sepse Dr.Policisë Besnik Bregu( por ne fakt Partia e Punës në pushtet) nuk kishte dhënë lejen për zhvillimin e mitingut. Ky ishte një problem i madh për ne si PD, sepse nuk kishte deshtuar asnje miting i PD deri atëherë, përveç atij të Tropojës, ku shteti dhe banorë te B.Currit ju sulën Doktorit për ta perzënë më 3 Janar 1991.

Çeshtja u diskutua në mbledhjen radhës te Komisionit Nismëtar,u vendos qe nje nga aneterët e Komisionit Nismëtar duhej të shkonte heret në Lushnje.

Por ngeci problemi se cili do ishte ai guximtar që do të udhëtonte asaj nate. Filloj akti i perzgjedhjes. Gramoz Pashko si gjithëmonë i drejtëperdrejtë tha: unë nuk guxoj të udhëtoj natën. Azemi kishte një aktivitet qe duhej të ishte prezent heret në mëngjes, Saliu shpreh po ashtu për një takim tjeter, ndersa kaploj heshtja në dhomen e mbledhjes te Komisionit Nismëtar, për disa minuta. Mua nuk më takonte te udhëtoja jashtë Tiranës sepse isha i ngarkuar për organizimin e Degës Tiranës, punë qe po shkonte shumë mire.

Por duke ndjere se të gjithë u dorëzuan atëherë ( si njeri qe kam qejf sfidat dhe nuk e njoh frikën) dola vullnetar për te udhëtuar natën drejt Lushnjes. Jashtë më priste Afrim Jupi i cili si njeri nga intelektualët më të shquar të Vlorës( Drejtor i Naftës) kishte dalë hapur në mbeshtetje te PD, pas pak ditësh Kryetar i patë i PD Vlorlës.

Ai kishte ardhur te selia e PD per takimin e parë besoj. Dikush nga ata të Komisionit Nismëtar më tha se mund të udhëtoja me Afrimin, por une vendimin per të shkuar në lushnje e mora pa ditur se do të kusha makinë nga selia e PD për Lushnje. Në mendje kisha një mik timin qe do të më dergonte në Lushnje. Me mua udhëtoj edhe studenti trim i Dhjetorit Arben Sulo, i cili kishte lindur jetuar studjuar ne Gjimnaz në Lushnje. U prezantuam me Ing Afrimin dhe u futëm ne makinen Aro te tij, pë të udhëtuar drejt Lushnjes.

Ne mbërritem në Lushnje te shtëpia e Kujtim Ginës rreth orës 1.30 të mengjedit të 5 Janarit. Atu u mblodhën rreth nesh Kujtimi, Bujar Xhaferi, Visar Zhiti etj. Takimi në shtëpinë e Kujtim Ginës zgjati deri ne 4 të mëngjesit. Vendimi ishte qe të dergojmë një ose dy persona mbi biçikleta sa më shpejtë për te njoftuar se mitingu do të vazhdonte në ora 12.00 tek PTT( Posta Telegrafike Telefonike) e Lushnjes, nje ndertese e re me ballkon të larte e të madh. Unë dhe Arbeni do të shkonim në 7 të mëngjesit për të takuar Shefin e Policise të Lushnjes Besnik Bregu.

Ai u perpoq të lozte me nervat tona por ne nuk u tërhoqem. Ai na la të prisnim deri në 10, plotë 3 orë, unë tentova të ngjitem lartë disa herë, presion që funksionoj, sepse ai më ne fund u dorëzua, pra lëshoj lejen për zhvillimin e takimit, por kjo pas debatesh të ashpëra midis meje dhe atij( Besnikut). Ndër të tjera i thash: “ ju më mirë jepni lejen tani se sa të vareni në sheshin Skënderbej neser sebashku me të gjithë ata qe kanë shtypur këtë popull per 45 vjet. ( Ndeshkimi i merituar per ata qe rrenuan një popull të tërë, kurrë nuk ndodhi).

Unë e paralajmërova Shefin e policise komuniste Besnik Bregu, duke i thënë se: mos më nxirr asnjë polic në rrugë, sepse do të irritoni popullin, ku shumica janë të internuar me vite ketu ne fshatrat e Lushnjes, boll kanë duruar thundrën tuaj. Nëse ti nxjerr police në rrugë, për të bllokuar këvizjen e plesëmarrësve në miting, populli i shtypur do të reagojë. Besniku premtoj qe nuk do të bënte një gjë të tillë, por në fakt nuk e mbajti fjalën. E për pasojë, pati irritim nga pjesemarrësit, pas mitingut.

Në mitingun qe pritej të mos ndodhte një natë më parë morën pjese qindëra e mijëra Lushnjarë etj( nga më të suksesëshmit, deri atëherë), nga Komisioni Nismëtar, perveç meje si organizator i mitingut në natën e veshtirë sebashku me atdhetarë trima, erdhën nga Tirana per tu ngjitur në tribunën e organizuar te PTT Lushje,pas njoftimit qe ju bëra se çdo gjë do jete gati per orën 12 të datës 5 Janar 1991: Sali Berisha, Edmond Budina. Po kujtoj një debat qe pata në makinen Aro të PD 7 venëshe, morëm vesh se populli ishte irrituar dhe po perleshej me policinë, Mondi më thotë “shko dhe qetëso popullin”!, Unë ju oërgjigja qe nuk kam më energji, jam 30 ore pa gjumë, pa ngrënë. Prandaj mirë do të ishte të shkonit ju që sapo erdhët, jeni më të çlodhur se unë. Ai u mërzit, nga përgjigja, ( kjo siç e lexoni padrejtësisht prej tij), nuk shkoj.

Por sidoqoftë mitingu i Lushnjes ishte nga më të vështirët, por edhe nga më te suksesëshmit deri atëherë. Historia e vertetë kurrë nuk mund të erresohet. Ky eshtë një nga shumë akte gjatë veprimtarisë time tejet korrekte me popullin shqiptar në ditet të veshtira të përmbysjes juridike te komunizmit. De fakto tani ai eshtë më i fortë ekonomikisht, politikisht se sa 30 vjet më parë.

Zenel Hoxha

Anëtar i Komisionit Nismëtar të PD 12.12.1990

Kryetar i Degës PD 15.12.1990

Londër më 31.1.2021

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.