Hapësire reklamuese

Dossier

DOSSIER/ Dokumentet e CIA: Prapaskenat e amerikane në 1991, si favorizuan Berishën ndaj Pashkos

Shkruar nga Newsbomb
DOSSIER/ Dokumentet e CIA: Prapaskenat e amerikane në 1991, si favorizuan

Nga Erald Kapri

Sali Berisha ka dominuar skenën politike shqiptare për më shumë se 2 dekada. Por vendimi i papritur i Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur “non grada” ka ndryshuar kursin e historisë. Berisha kërkon rikthimin e tretë si dominues në politikën shqiptare 3 dekada pasi mori udhëheqjen e opozitës shqiptare por kësaj radhe, ndryshe nga hera e parë dhe e dytë, i papëlqyer nga aleati më i madh i shqiptarëve, amerikanët.

Zbulimi i dokumentacionit më të fundit arkivor amerikan zbulon arsyet e triumfit të Sali Berishës me ndryshimet demokratike të viteve 1990-1992. Marrëdhënia e Berishës me amerikanët ka qënë shpesh dashuri dhe urrejtje por asnjëherë nuk kanë qenë më të rëndësishme se sa në fillimet e tyre, pikërisht kur Berisha zotëroi lidershipin e Partisë Demokratike në vitin 1991.

Për herë të parë, revista “Newsbomb” zbulon një mori raportesh politike të Direktoratit të Inteligjencës në CIA-an amerikane të cilat janë përgatitur si materiale informuese për Presidentin amerikan në detyrë George H. Bush.

Libraria e ish presidentit George H. Bush ka deklasifikuar prej disa kohësh një mori dokumentesh me të cilat ka punuar dhe patur në tryezë ish- Presidenti Bush nga viti 1988 deri në 1992. Një mori raportesh të CIA-s janë përgatitur dhe i janë dorëzuar presidentit edhe për zhvillimet politike në Shqipëri të cilat përmbajnë një informacion shumë të vlefshëm për të kuptuar prapaskenat në politikën shqiptare, një burim mjaft i vlefshëm për studiuesit e politikës dhe të historisë. Një pjesë e këtij informacioni vijon të jetë ende i klasifikuar dhe i fshirë nga raportet.

Konkretisht, analizat politike të CIA-s, të cilat informonin presidentin Bush, kanë analizuar në mënyrë gati profetike zhvillimet në Shqipëri në vitet 1990 dhe tranzicionin e vështirë në ato vite. Amerikanët përshkruajnë lëvizjet e dëshpëruara të Ramiz Alisë për të zgjatur pushtetin dhe shmangur një revolucion të dhunshëm.

Shkrimin e plotë e gjeni në numrin e ri të Revistës Newsbomb.al, dalë në treg nga 20 tetori, vetëm 500 lekë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu