Hapësire reklamuese

Rajoni

"Dosjet dorëzohen në fund të vitit", Gjykata Speciale tregon kur mund të nisë gjykimi ndaj ish-liderëve të UÇK

Shkruar nga Newsbomb
"Dosjet dorëzohen në fund të vitit", Gjykata Speciale

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep ka konfirmuar për mediat se gjykimi për rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerët pritet që të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2023.

Ajo ka thënë se ende s’ka ndonjë afat të caktuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake për transferimin e lëndës tek trupi gjykues dhe si rezultat i kësaj nuk dihet saktësisht se kur mund të fillojë procesi i gjykimit.

“Përderisa gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar afate për t’u siguruar që të gjitha palët të përgatiten shpejt për gjykim, deri më tani ai nuk ka caktuar një datë të saktë se kur synon t’ia transferojë dosjen e lëndës trupit gjykues. Vetëm pasi ta bëjë këtë do të dimë saktësisht se kur mund të fillojë gjyqi”, është shprehur Griep për Express.

Në bazë të një vendimi publik të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake parashikohet që dosja e lëndës mund të jetë gati për t’iu dorëzuar trupit gjykues deri në fund të këtij viti, e që nënkupton se procesi i gjykimit mund të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2023.

“Megjithatë, gjyqtari i procedurës paraprake ka treguar në një vendim publik se ai ka parashikuar që dosja e lëndës mund të jetë gati për t’iu transmetuar trupit gjykues deri në fund të vitit që do të thotë se gjykimi mund të fillojë gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm”, është shprehur Angela Griep.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu