Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kryeministri i Kosovës: Nuk i trembem të kaluarës sime, s’kam dosje

Shkruar nga Newsbomb

R.Xh: Pamja e xhamave të thyer të trishton, pamja e xhamave të thyer të  gjithë kryeministrisë.

Isa Mustafa: Ka ndodhur një protestë për fat të keq mirëpo është tejkaluar dhe shpresoj se problemet tona do ti zgjidhim brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, jo në shesh dhe në rrugë, gjithsesi qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, të reflketojnë për pakënaqsitë e tyre lidhur me ecurinë e Kosovës, por nuk ka nevojë që kjo të demonstrohet përmes dhunës.

R.Xh: Ju nuk i keni rregulluar ende këto xhama sepse druheni se do të ketë përsëri theyrje të tjera?

Isa Mustafa: Ekzekutuesi i punimeve ka qenë një investitorë që i ka importuar nga Sllovenia këto xhama, presim që xhamat të vijnë. Nuk pres që të ketë më thyerje xhamash. Protesta mund të ketë gjithmonë, por ato mund të jenë paqësore dhe të jenë protesta të cilat do të reflektojnë kërkesat e qytetarëve.

R.Xh: Fajësoni veten për ato protesta? Kush ishte pjesa juaj e fajit në atë çfarë po ndodhte?

Isa Mustafa: Protestat kanë shpërthyer në mënyrë të pakontrolluar sepse preteksi i protestave ishte një deklaratë e ministrit Jabllanovic, e cila është një deklaratë e papranuar edhe për ne antarët e qeverisë, dhe për mua si kryeministër, ai kërkoi falje, kërkoi falje dy herë, por kjo nuk mjaftoi për opinionin publik. Unë shpresoja që ndjesa e tij të mjaftonte, por kjo nuk ndodhi. Normalisht qëllimet ishin edhe të tjera.

R.Xh: Qëllimi ishte që ju të largoheshit, që ju mos të bëheshit kryeministër?

Isa Mustafa: Qëllimi ishte që qeveria të jap dorëheqjen.

R.Xh: Sepse ju tradhtuat Bllokun?

Isa Mustafa: Në Bllok nuk ka pasur tradhti, me Bllokun ka pasur marrëveshje e cila nuk funksionoi. Marrëveshja ka qenë që unë të bëhem Kyetar i Kuvendit të Kosovës dhe z Haradinaj të bëhet kryeministër, meqënse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi mundësinë që ne ta zgjedhim kryeparlamentarin, për arsye se partia që kishte e dalë e para në votime mund ta zgjedh kryeparlamentarin, ne insistuam që të ridefinohet edhe një herë marrëveshja, që të ulemi e të merremi vesh, sepse LDK me 30 deputetë, përkatësisht 3 herë më shumë sesa AAK, e dy herë më shumë sesa Vetëvendosja, nuk mund të mbetej në margjinën e organizimit të qeverisë. Nuk pati mirëkuptim, kishte gjithashtu dhe paqartësi lidhur me mundësinë e marrjes së mandatit, sepse kriteret që u dhanë nga precedentja e vendit kërkonin që qeveria e ardhshme të jetë ajo e cila do të mbajë partneritetin ndërkombtarë, e cila do të vazhdojë dialogun dhe e cila do të reflektojë përfshirjen e të gjitha komuniteteve në qeveri, ashtu siç ishim, ishte mjaft e vështirë që ajo të sigurohej.

R.Xh: Atëherë nëse ju keni tradhtuar një marrëveshje postesh kjo ju bën më pak fajtor nëse do të tradhtonit një marrëveshje parimesh? Ai në fund të fundit ka qenë një Bllok për poste jo për parime, apo jo?

Isa Mustafa: Ju po përdorni fjalën tradhti, te ne nuk e përdorin sepse unë konsideroj se nuk ka pasur asnjë tradhti aty, por ka pasur një mosrealizim të marrëveshjes. Nuk e kam tradhtuar unë marrëveshjen nëse Gjykata Kushtetuese ka vendosur se LDK nuk mund të zgjedh kryeparlamentarin.

R.Xh: Më intereson gjithashtu marrëdhënia juaj me Hashim Thaçin. Ju ishit në betejë, në rivalitet me Hashim Thaçin. Ishte një betejë që e humbët duke u bërë kryeministër i një qeverie ku ai është Ministër i Jashtëm apo është një betejë që vazhdon?

Isa Mustafa: Nuk është betejë që vazhdon, është një marrëveshje e bërë në mënyrë që të qeveriset ky vend, është një marrëveshje e cila ka parimet e saj, ka komponentët e saj, është nje marrëveshje e shumicës parlamentare. Do të mundohemi ti realizojmë objektivat tona, në plan të parë kemi zhvillimin e ekonomisë, të ulim papunësinë, të zvogëlojmë varfërinë, të luftojmë krimin dhe korrupsionin, të ndjekim axhendën europiane të Kosovës, reforma cilësore në arsim dhe shëndetësi. Objektivi do të jetë ky, jo raportet tona të ndërsjellta sepse jemi dy parti që kanë qenë rivale, të cilat mund të jenë edhe më tej rivale, por nuk do të jenë rivale në qeverisje, sepse tani është një ekip i përbashkët i cili duhet të funksionojë.

R.Xh: A ka qenë marrëveshja Rama – Meta një mënyrë, një shembull për tu ndjekur edhe për ju?

Isa Mustafa: Nuk ka qenë sepse tek ne raportet kanë qenë mjaft specifike. Ne kemi dy parti që gati janë të njëjta me numër të deputetëve, përkatësisht ne kemi hyrë vet si LDK , do të thotë pa kualicione parazgjedhore. Zoti Thaçi ka pasur një kualicion edhe me 4 parti të tjera, ka mbërritur diku tek 37 deputetë, tani ne kemi 33, zoti Thaçi 35 dhe tani jemi përafërsisht me fuqi të njëjtë politike në Kuvend.

R.Xh: Jeni kryeministër pas 7 vitesh pavarësimi të Kosovës, Kosovës shtet, jeni kryeministër në një kohë të vështirë për Kosovën, kur pamjet që na dalin para syve nuk janë thjesht xhamat e thyer të Kryeministrisë ku ju drejtoni por edhe të autobusëve që po ikin. Ka ndaluar largimi masiv, apo eksodi i qytetarëve siç është quajtur.

Isa Mustafa: Nuk ka ndaluar tërësisht por është zvogëluar dukshëm, por kemi dhe ardhje intensive të delegacioneve nga Bashkimi Europian të cilat bashkë me ne të bëjnë përpjekje për kthimin e njerëzve tanë. Për mua nuk është e qartë pse kjo ndodhi në një periudhë kaq të ngushtë kohore, me intensitet kaq të lartë, sepse migrim ka pasur edhe gjatë viteve të kaluara, siç ka pasur edhe në vende të tjera fqinje, sepse njerëzit lëvizin pandërprerë, por jo në këto përmasa, është sigurisht problematika sociale, problemi i papunsisë, si ndër problemet kyçe, mirëpo është shumë intersante se nga njerëzit e larguar ka edhe të punësuar, si në sektorin privat ashtu edhe publik, ka njerëz që kanë pasur edhe pagesa mbi nivelin mesatar. Kjo na detyron të ulemi dhe të bëjmë një analizë, nëse janë shkaqe ekonomike, sociale, apo edhe  psikologjike, në mënyrë që të punojmë në evitimin e tyre në vitet e ardhshme.

R.Xh: Ju ende nuk jeni gati të thoni se çfarë i detyroi këta njerëz të largohen masivisht, ende nuk ka një analizë?

Isa Mustafa: Nuk ka një analizë të qartë, mund të jepen vlerësime të ndryshme, por mbeten subjektive.

R.Xh: Një javë më parë Ismail Kadare bëri pikërisht pyetjen se çi ka bërë këta njerëz të humbasin shpresën duke shoqëruar dhe me pohimin se barinjtë e Kosovës nuk duhet ti zërë gjumi. Në fakt kjo është pyetja që bëjmë të gjithë, çfarë ndodhi që humbi shpresa, kaq pak, 7 vjet.

Isa Mustafa: Mendoj se nuk ka arsye të humbet shpresa. Nuk e kanë humbur shpresën gjermanët edhe popujt e tjerë pas Luftës së Dytë Botërore ku është shkatërruar tërësisht vendi i tyre dhe kanë luftuar në një periudhë të gjatë kohore që ta rindërtojnë vendin. Unë i kujtoj karvanet e vitit 99 kur janë kthyer njerëzit , ku kanë pasur mundësi të marrin dhe azil jashtë, por janë kthyer në një Kosovë krejtësisht të shkatërruar, e aq më pak ka aryse tani. Tani duhet të punojmë të gjithë ne, sepse të gjithë ne mund të punojmë këtu në Kosovë. Është e vërtetë se situata ekonomike nuk është e mirë, por nuk është një situatë ekonomike që nuk ka prespektivë, që nuk ka zgjidhje.

R.Xh: Ndjeni ju përgjegjësi z kryeministër që ishit pjesë e një blloku i cili u vonua aq shumë të gjente zgjidhjen sa shpresa u shua pak nga pak, tek një pjesë e njerëzve që edhe pse kanë mundësi për të jetuar, nuk duan thjesht të mbijetojnë.

Isa Mustafa: Unë mendoj se asnjë ndikim nuk ka as blloku dhe as kjo qeveri. Problemi është i hapjes së korridorit në Serbi. Problemi është i kriminelëve tanë dhe kriminelëve serbë, të cilët kanë bashkëpunuar në këtë biznes. Problemi është dhe i komunitetit ndërkombëtarë që nuk është deklaruar qartë se qytetarët tanë nuk mund të marrin azil atje, kështu mund të ndalej dhe fluksi. Ka pasur dhe një ndërmjetësim të qëllimshëm dhe të Serbisë në këtë aspekt.

R.Xh: Tani ka njerëz që janë në rrugën e kthimit për në shtëpi. Cili është mesazhi juaj për këta njerëz.

Isa Mustafa: Mesazhi im fillestar është që ata të kthehen, sepse kthehen në shtëpitë e tyre, kthehen në tokat e tyre, në pronat e tyre. Asnjëri nuk është nisur nga rruga, çdo njeri ka lënë shtëpinë e vet, tokën e vet, kanë shkuar kanë marrë familjet, fëmijët nga shkolla dhe janë nisur. Ata duhet të kthehen sa më shpejt, ti rikthejnë fëmijët e tyre në shkollë sepse ata humbasin shumë në mësime dhe të vazhdojnë aty ku kanë qenë. Ne do të bëjmë përpjekjet maksimale, do të kërkojmë ndihmesë edhe nga komiteti ndërkombëtarë për projekte të ndryshme, programe ekonomike.

R.Xh: Në këtë moment të vështirë për Kosovën, opozita, Vetëvendosja dhe Haradinaj i ftojnë qytetarët të mos largohen por të protestojnë. Po ftesa juaj për qytetarët e Kosovës cila është? I ftoni në cilën mundësi bashkëpunimi, i ftoni për të bërë çfarë?

Isa Mustafa: Njerëzit nuk jetojnë duke protestuar. Protestat nuk i japin njerëzve ushqime, nuk i japin njerëzve vende pune, nuk i japin njerëzve arsim të mirë. Ne duhet ti ftojmë të gjithë qytetarët që bashkarisht të punojmë, jo të protestojmë. Shembulli i mirë nuk është të thyejmë xhamat, shembulli i mirë nuk është që ne të dëmtojmë bizneset, pronën private, sheshin që e kemi ndërtuar me para të këtij populli. Prandaj nuk e parapëlqej ftesën e zotit Kurti apo Haradinaj, parapëlqej që ne të ballafaqojmë argumente, që të gjejmë rrugën e daljes nga kjo situatë. Unë ndryshe nga to i ftoj qytetarët që të vinë, të punojnë, pasi është një vend që punohet, ka toka, pyje, lumenj, pasuri natyrore, kemi përvojë të mirë të punës. Njerëzit duhet të kenë dashuri ndaj punës dhe kështu besoj se e kapërcejmë këtë situatë në të cilën jemi.

R.Xh: Cilat janë mardhëniet me kryeministrin Rama? Ai është kryeministri i shtetit shqiparë apo është kryetar i Partisë Socialiste  për ju?

Isa Mustafa: Për mua është kryeministri i shtetit shqiptar dhe vetëm si të tillë e konsideroj. Edhe takimet që kemi pasur deri tani kanë qenë shumë bashkëpunuese.

R.Xh: Është Rama bashkëpunues?

Isa Mustafa: Është bashkëpunues. Jemi marr vesh edhe për çështjen që tranziti i mallrave të bëhet në mënyrë të shpejtë, do të merremi vesh gjithashtu që qytetarët tanë të lëvizin pa kontrolle klasike. Kjo tregon se po mundohemi që kufinjtë ti relativizojmë maksimalisht, në mënyrë që mos të ketë më kufinj formalë midis Kosovës dhe Shqipërisë.

R.Xh: Nuk e di sesa e keni ndjekur në Shqipëri debatin e madh për hapjen e dosjeve, debat i cili po shkon më në fund drejt hapjes së dosjeve. Nëse flitet për dosjet në Kosovë janë dosjet e kohës së Milloshevicit. Ju keni ankthe, probleme me të shkuarën tuaj?

Isa Mustafa: Nuk kam problem sepse ne nuk jemi të kohës së Milloshevicit, Milloshevici është i kohës së Serbisë, ne jemi të kohës së Kosovës. Ne i kemi dosjet tona, kemi të shkuarën tonë, historinë tonë, kemi familjet tona, kemi rrethin tonë dhe nuk kemi asnjë lloj problemi. Problem kanë ata që kanë humbur rrugën dhe që nuk pajtohen me realitetin. Nuk jemi ne ata që kemi punuar me Milloshevicin, ata që kemi qenë në shërbim të Milloshevicit, në shërbime që kanë punuar kundër popullit. Unë kam të kaluarën time, kam cv time. Për çdo punë time në të kaluarën time mburrem, edhe kur kam qënë kryetar i qeverisë së Prishtinës, mburrem kur kam qenë drejtor i entit për zhvillim të Kosovës, unë kam punuar në fakultet, më njohin studentët e mij, bashkëpuntorët e mij dhe asnjë punë të fshehtë nuk e kam bërë, për këtë arsye kam marr dhe votat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese