Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Dosja Shullazi/ Përgjimi i telefonatës së deputetit të PS, reagon PD: Prokuroria të sjellë kërkesën për arrestim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeja u shpreh se deputeti i PS Jurgis Çyrbja dhe ish-zyrtar i lartë i hipotekës në Durrës është anëtar i bandës së Shullazit dhe duhet të ishte në burg.

albsig

Pas përgjimit të telefonatës ku Çyrbja ishte duke informuar bandën e Shullazit për hetimet e prokurorisë  për hotel Vollgën, Alibeaj i bëri thirrje prokurorisë të sjellë në Kuvend kërkesën për arrestimin e deputetit.

“Duke bërë deputet Jurgis Çyrbjen, Edi Rama e shpërbleu dhe mori në mbrojtje bandën e Emiljano Shullazit. Jurgis Çyrbja duhet të ishte në burg njësoj si Emiljano Shullazi. PD kërkon nga Prokuroria të sjellë në Kuvend kërkesën për arrestimin e menjëhershëm të deputetit Jurges Çyrbja”- tha deputeti i PD.

Deklaratë  e plotë e Alibeaj:

Çdo ditë që kalon po provon se Edi Rama e qeveris vendin si drejtues i një organizate kriminale, se ligji i dekriminalizimit është një copë letër që nuk zbatohet dhe se vrasësit, përdhunuesit, trafikantët e drogës në parlament i ka zëvendësuar me shërbëtorët e tyre në zyrat e shtetit. 

Jurgis Çyrbja, deputet i Edi Ramës në Shijak, është simbol sesi kryeministri i vendit vazhdon bashkëqeverisjen me krimin e organizuar.

Përgjimet e bëra publike sot nga media provojnë qartë se deputeti i Edi Ramës, Jurgis Çyrbja, është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, por ndryshe nga ai, nuk është në burg, por anëtar i Parlamentit.

Sipas përgjimeve të publikuara, deputeti Çyrbja ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çeshtjen e hotel Vollgës, e cila është rregjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja.

Në të dyja rastet, si shërbëtor besnik, deputeti Çyrbja, në atë kohë drejtor i Hipotekës Durrës, e informon Gilmano Danin për veprimet e prokurorisë.

Telefonata e parë u bë prej anëtarit të bandës në krye të Hipotekës menjëherë pas sekuestrimit të dosjes së hotel Vollgës nga prokuroria. “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time.”- janë fjalët e deputetit Çyrjbja në adresë të Gilmano Danit, i cili ka qenë në përgjim.

Telefonata e dytë mes të dyve është kryer menjëherë sapo ish kreu i hipotekës ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i ka kërkuar takim, Gilmano Danit krahut të djathtë të Emiljano Shullazit.

Disa muaj më pas, Jurgis Çyrbja gjatë seancës gjyqësore jo vetëm që dëshmoi në favor të Emiljano Shullazit, por ai ka gënjyer drejtësinë, duke pohuar se të vetmin kontakt me Gilmano Danin e ka patur gjatë kohës së rregjistrimit të pronës.

Partia Demokratike e ka denoncuar që në fillim ish drejtorin e hipotekës së Durrësit, Jurgis Cyrbja, si anëtar të bandës së Emiljano Shullazit, por, në vend që të ishte në burg bashkë me bosin e tij, Edi Rama e shpërbleu dhe e mori në mbrojtje bandën, duke e bërë Jurgis Çyrbjen deputet të Kuvendit të Shqipërisë.

Sot, kamikazet e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në atë të Krimeve të Rënda duhet t’u thonë shqiptarëve se përse ligji nuk vepron mbi deputetin e Ramës dhe përsë Jurgis Çyrbja nuk është në burg, njësoj si Emiljano Shullazi.

Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria zbatimin e ligjit duke sjellë në Kuvend kërkesën per arrestimin e menjëhershëm të deputetit Jurges Çyrbja, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img