Në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë përcaktohet grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.
Emrat e prokurorëve do të bëhen publikë në seancën gjyqësore të radhës e cila do të zhvillohet më 25 shtator.
Prokurorët e Krimeve të Rënda Olsian Çela, Përparim Kulluri, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela, Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaje Besim Hajdarmataj kanë braktisur mbledhjen me Donika Prelën, dy ditë më parë pasi nuk ishin dakort që prokurori i dosjes së Emiljano Shullazit të caktohet me short.