Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dosja për Inceneratorin,Bashkia Tiranë: S’kemi para! Koka kërkoi financim nga buxheti

Shkruar nga Newsbomb
Dosja për Inceneratorin,Bashkia Tiranë: S’kemi para! Koka

Dosja e SPAK për inceneratorin e Tiranës ka zbardhur të tjera detaje të reja të cilat zbulojnë se si Bashkia e Tiranës këmbënguli se nuk kishte të ardhura të mjaftueshme dhe se ministri Lefter Koka duhet të kërkonte financim nga buxheti i shtetit.

Dosja tregon dhe zbardh rolin e ish-ministrit Lefter Koka dhe sekretarit të përgjithshëm Aldi Bllako të cilët kanë kërkuar financim nga qeveria,.

Qëndrimi se nuk kishin fonde të mjaftueshme ishte mbajtur nga përfaqësues të Bashkisë në mbledhjen e datës 20 shtator 2016, por më pas Koka kishte propozuar në Ministrinë e Financave financimin e projektit nga shteti.

Në faqen numër 11 të vendimit të gjykatës që caktoi 11 masa “arrest me burg” dhe 4 masa “arrest shtëpie”, thuhet se bashkia Tiranë e paraqiti këtë qëndrim në mbledhjen e Komisionit të Dhënies së Koncesionit në datën 20 shtator 2016.

"Me datë 20.09.2016, përfaqësues të shoqërisë propozuese, kanë bërë një prezantim të studimit të fizibilitetit, të dorëzuar nga kjo shoqëri pranë Ministrisë së Mjedisit. Nga përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë është ngritur problematika e mungesës së të ardhurave të Bashkisë për të përballuar kostot e implementimit të projektit. Sipas tyre, tarifa e pastrimit që mblidhet nga ky institucion nuk mjaftonte për të përballuar as shpenzimet që kishte në atë moment Bashkia Tiranë"- thuhet në dosje.

Menjëherë pas këtij qëndrimi nga përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës, vihet në lëvizje Ministria e Mjedisit e cila nis përpjekjet për të gjetur financimin e projektit.

Në faqen 12 të vendimit të gjykatës, tregohet se 80 ditë më vonë, Ministria e Mjedisit kërkoi mbështetje nga Ministria e Financave.

“Me datë 28.09.2016, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i dërgon Ministrisë së Financave kërkesa për miratim paraprak të studimit ekonomiko financiar, për procedurën koncesionare "Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”. Ndër të tjera, përshkruhet se për 8 vitet e para, Bashkitë e Qarkut Tiranë, konkretisht Bashkia Tiranë, Vorë, Kamëz dhe Kavajë nuk disponojnë të ardhura të mjaftueshme për depozitimin e mbetjeve në impiant dhe propozohet që për këto 8 vite, këto institucione të mbështeten financiarisht nga qeveria qëndrore”- citohet në dosje

Në datën 17 tetor 2016, Ministria e Financave ka njoftuar Ministrinë e Mjedisit se nuk mund të shprehet për këtë projekt koncesionar/ppp, për sa kohë që nuk janë plotësuar kushtet, kriteret dhe dokumentacioni përcaktuar nga legjislacioni në fuqi.

Ministria e Financave i sjell në vëmendje Ministrisë së Mjedisit që përpara dërgimit për miratim, të kishte parasysh se kostot përkatëse të projektit të jenë të planifikuara të përballohen brenda buxhetit vjetor të miratuara nga Kuvendi dhe nga Këshilli i Ministrave.

Ne faqen 11 te vendimit, pika 13 e materialit te SPAK thuhet se pas prezantimit të studimit të fizibilitetit nga kompania para komisionit në koncesionit, bashkia e tiranës ka ngritur shqetësimin se nuk kishte të ardhura për të mbuluar shpenzimet e projektit.

Pas kësaj javë vënë në lëvizje zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, bashkëpunëtorët e Aldi Bllakos të cilët kanë kërkuar miratim me insistim nga Ministria e Financave për mbështetje buxhetore të projektit nga qeveria qendrore.

Lexo edhe: Si e hartoi “letrën e interesit” për inceneratorin e Tiranës këshilltari i Kokës

Në faqen 15 të dosjes zbardhet komunikimi i Miunistrisëq së Financave me Alda Klosin, ku i ka kërkuar shpjegime për këtë buxhetim.

SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës më 7 dhjetor 2023

Me dyshimet se kanë abuzuar me detyrën, në masë “arrest në burg” dhe “arrest shtëpie” janë vendosur zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës, si dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit.

SPAK ka prerë urdhër arreste për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Pëllumb Abeshin, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karolin, Alba Thoma, Valbona Ballgjinin, Taulant Tushën, Namik Simixhiun, Sidita Kopliku, Jetmir Llapajn, Sidita TRplën dhe Etleva Kondin.

Lexo edhe: FOTOT: Këta janë drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe zyrtarët që u arrestuan nga SPAK 

12 u ekzekutuan një ditë më pas mbrëmjen e 8 dhjetorit 2023. Ndërsa 3 persona, mes të cilëve Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, të konsideruar dhe kokat e aferës, janë ende në kërkim ndërkombëtar.

Lexo edhe: Kush është drejtori i Veliajt që i dërgonte email-e Klodian Zotos së inceneratorëve

Raportohet se deri tani është arrestuar Namik Simixhiu, me detyrë drejtor i Pastrimit te mbetjeve urbane Bashkia e Tiranes, Bledar Karoli, punonjës i ministrisë së Mjedisit dhe Jetmir Llapaj, punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit ndërsa është vetëdorëzuar Taulant Tushe, drejtor i Punëve Publike - Bashkia e Tiranes.

Lexo edhe: Bashkia Tiranë në “radarin” e SPAK, kush u arrestua për inceneratorin e kryeqytetit

Në burg i është komunikuar masa ‘arrest me burg’ ish ministrit Lefter Koka dhe Alqi Bllakos ish deputeti i PS-së dhe sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit në kohën kur u firmos kontrata. Të dy vuajnë dënimin pasi u shpallën fajtor në dhënien me koncesion të inceneratorit të Fierit dhe të Elbasanit.

Iu është komunikuar masa 'arrest shtëpie' për Alba Thomain,Valbona Ballgjinin, Sidita Koplikun, Etleva Kondin dhe Sidita Tolën që kanë qenë anëtarë të komisionit të dhënies së koncensionit

Lexo edhe: “Zoto dhe Mërtiri, pronarë de-facto”, SPAK sekuestron inceneratorin e Tiranës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese