Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dosja “Partizani”, oficerët e policisë gjyqësore hyjnë në pallatin e Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Dosja “Partizani”, oficerët e policisë gjyqësore

Oficerët e policisë Gjyqësore kanë hyrë mesditën e kësaj së hëne në pallatin e ish-kryeministrit Sali Berisha,  në rrugën Mustafa Matohiti.

Burime për media raportojnë se oficerët e OPGJ kanë shkuar në banesën e ish-kryeministrit, për ta njohur Berishën me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, pasi është marrë i pandehur në lidhje me aferën e privatizimit të Kompleksit “Partizani” pasi akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim”.

Kjo është hera e dytë që oficerët gjyqësor shkojnë për tb takuar Berishën dhe për ya njohur atë me masën e sigurisë. Dy ditë më parë oficerët shkuan në selinë blu, por Berisha refuzoi të njihej me masën.

Sakaq, burime paraprake thonë se në të njëtin pallat ka hyrje edhe Jamarbër Malltezi dhe se është e paqartë  nëse subjekt i punës ka qenë edhe apartamenti i dhëndrit të Berishës.

Në njoftimin e SPAK thuhej se Berisha ka kryer akte veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij.

Po ashtu gjatë këtij procesi i është bërë  resion dhe janë dhënë urdhra konkete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor të dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi.

Kujtojmë që Malltezi është arrestuar dy diyë më parë pasi akuzohet për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani dhe akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërsa shtetasi Fatmir Bektashi akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me Malltezin  për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive për kryerje ndërtimesh. Nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. i ka siguruar shtetasit Jamarbër Malltezi, dhënien e përfitimeve të paligjshme në shumën totale 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese