Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

“Dosja I.M”, Meta paralajmëron përballje në gjyq: Do të marrin ndëshkimin e merituar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti dhe kreu i PL, Ilir Meta ka komentuar dhe një herë publikimin e dosjes I.M nga Autoriteti i Dosjeve, ku përflitej si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Gjatë një intervistë për “Shijak Tv”, Meta paralajmëroi se rastin do ta ndjekë në rrugë ligjore dhe së shpejti do të përballet në gjyq me ata që tentuan ta “përbaltin” si bashkëpunëtor të regjimit famëkeq të komunizimit.

“Nikolla mbase nuk ka faj se mbase ka menduar se ka diçka të vërtetë. Vete zotëria që i është përmend emri dhe e shikon dhe shyqyr zotit këta nuk e lexojnë tamam se çfarë kishte shkruar ai. Autoriteti e di shumë mirë se kush ishte I.M. Ai ka pranuar që e ka rrëfyer me atë tjetrin për planin e tij. Ai e ka pranuar që s’ka biseduar kurrë me njëri tjetër për planin e tij, se ishin dy Ilir, një me shokun e viktimës dhe me një tjetër. Viktimës nuk duhet t’i kishin nxjerrë emrin. Ata duhet të ruanin privacinë, për atë email u shkel ligji. T’i them keqbërësit hajde t’i shqyrtoje kërkesën time. Ashtu siç ti mashtrove Kuvendin, opinionin publik unë do ndjek rrugën e ligjit, kallëzimit. Ata do ta marrin ndëshkimin e merituar, nuk do t’ja fal këtë që menduan ta bëjnë. Ilir Meta nuk pranoi të bëhet anëtar i Partisë së Punës se isha gjithë 10-ta dhe doja të bëhesha pedagog, jo më të spiunoja shokët e mi. Kjo tregon se ata kanë arritur në një nivel degradimi të shtetit dhe kanë nënshtruar institucionet siç kanë bërë me qytetarët.”, tha Meta.

Ish-presidenti u ndal dhe tek zhvillimet në opozitë ndërsa tha se me largimin e ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, Rama e ka humbur “kontrollin” ndaj kundërshtarëve të tij.

“Ai  e di që me mua do të përballet. Gjithçka që ka bërë ndaj vendit tonë do të përgjigjet ë mënyrën më të drejtë. Ai të blejë opozita sa të dojë, ai ka një problem të madh sa nuk ka kurrë aq pasuri sa të blejë partinë e Lirisë dhe Ilir Metë. Këto ligje vetëm më argëtojnë. Janë të merakosur a kam gjë unë a s’kam gjë. Ndërsa ai vetë ka ndërruar emrin nga Edvin në Edi.

Edi Rama është një dosje e gjallë e paligjshmërisë dhe krimit që pasqyrohet çdo ditë. Ne do të nxjerrim fakte çdo ditë. Do të ketë vazhdimësi të qartë dhe fund të qartë.

Sa i takon Ramaformës, nuk ka çfarë them, i ka thënë PE. Thotë se në 6 vitet e fundit Shqipëria është përkeqësuar përsa i përket korrupsionit. Rama e kapi reformën në mënyrë të paligjshme, prandaj jemi në këtë situatë ku ka rënë shteti ligjor. Nuk e di nëse e ndoqët postimin e Petrit Vasilit, ku prokuroria mbyll çështjen e dhunës ndaj studentëve dhe në një video thoshte mos e rrihni në sy të gazetërëve. Kjo është reforma e Edi Ramës, sepse ku janë hetimet për Teatrin. Edhe Gjykata e Kushtetuese është e kontrolluar nga Edi Rama. Çdo institucion është i kontrolluar nga Edi Rama, opozita ka dalë nga kontrolli i Edi Ramës. E ke parë si digjen plehrat në Shijak? Mal, tmerr! Atje, afër Rrashbullit, hidh makinën e plehrave i mbyti njerëzit. Ata paguajnë lek për pastrimin“, u shpreh ish-presidenti Meta.

Më shumë




spot_img








spot_img