Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dosja 'Habilaj', dështon sërish seanca tek Krimet e Rënda (ARSYEJA)

Shkruar nga Newsbomb

Shtyhet për herë të tretë seanca te Krimet e Rënda ndaj grupit Habilaj.

Mësohet se seanca u shty pasi nuk janë njoftuar të gjithë të pandehurit. Në seancë ishte i pranishëm vetëm Armando Kocerri i cili ndodhet në Shqipëri.

Kujtojmë se shkak i dështimit të seancës së kaluar u bë mosmbërritja nga Italia e leterporosive për grupin Habilaj.

8 anëtarët e grupit 'Habilaj' si truri i bandës Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuaraj, Maridjan Sulajdhe Armando Sulaj ndodhen në paraburgim në Itali, ndërsa Armando Kocerri ndodhet në Shqipëri.

Kocerri u arrestua së bashku me Nazer Seitin, ky i fundit, u ekstradua disa muaj më parë në Itali, ku edhe është duke u gjykuar. Prokuroria akuzon 9 të pandehurit, se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pasi kanë trafikuar tonelata me drogë drejt Italisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese