Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dosja Gërdeci/ Shtyhet seanca në GJKKO për ish-ministrin Fatmir Mediun

Shkruar nga Newsbomb
Dosja Gërdeci/ Shtyhet seanca në GJKKO për ish-ministrin Fatmir

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka shtyrë seancën e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me çështjen e Gërdecit.

Bëhet me dije se seanca e radhës do të mbahet më 6 mars, teksa raportohet se seanca është shtyrë për shkak së mungesës së gjyqtares kryesuese Irena Gjoka.

Ishte parashikuar që në seancën e sotme të merrej në pyetje 4 dëshmitarë, ku mes tyre edhe Dritan Minxolli, ish-drejtor i fabrikës së Gërdecit dhe ish-ushtarakut Sokol Ngjeçi.

Kujtojmë që Fatmir Mediu akuzohet për dy akuza të lidhura me “Shpërdorimin e detyrës” kryer në bashkëpunim.

Vepra e parë penale për të cilën ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet, është ajo “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

Kujtojmë që shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 mars (e shtunë) 2008, rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona. Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, dha dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë.

Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “…përgjegjësi morale.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese