Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dosja e SPAK për Gjicin, Granit Gjana dyshoi i pari se Alma Kaçi kishte berë video

Shkruar nga Newsbomb
Dosja e SPAK për Gjicin, Granit Gjana dyshoi i pari se Alma Kaçi

Pjesë e dëshmitarëve për video-skandalin e Safet Gjicit me Alma Kaçin është dhe Granit Gjana.

Gjana, që në kohën kur u publikua video-skandali ishte nënkryetar bashkie në Kukës, në dëshmi tregon si u njoh me Alma Kaçin si dhe ka dhënë sqarime rreth veprimeve të tij që kishin të bënin me kërkesën e kësaj shtetaseje për një tender për qentë endacakë.

Në dëshmi evidentohet se Gjana pas urdhrit të shefit të tij Safet Gjicit, kishte insistuar që Kaçi të paraqiste kërkesat e saj, por nuk i ishte përgjigjur, teksa pretendon se edhe ka nisur të dyshojë. Madje shton se ka vënë në dijeni Gjicin se Kaçi mund të ketë bërë video në zyrë.

Gjana shton se eshte vene ne dijeni per permbajtjen e videos vetem diten e publikimit neper media pra me date 16.06.2023.

Ne ate moment ai e ka kuptuar se cilet ishin personat e perfshire ne video dhe ka bere lidhjen me shtetasen Alma Kaci te cilen e kishte takuar ne zyren e kryetarit per projektin e kafsheve te pastreha.

Gjithashtu Gjana deklaron se ne ditet  ne vijim pas takimit me Alma Kacin ai ka tentuar te vihet ne kontakt telefonik me te  dhe ka insistuar qe kjo e fundit t'i dergonte me e-mail projektin e kafsheve te pastreha.

Vetem pas ketyre tentativave qe nuk gjenin pergjigje tek Alma Kaci ai ka krijuar bindjen se ideja e projektit mund te ishte nje tentative mashtrimi dhe se kjo shtetase nuk ishte serioze dhe per kete ka biseduar edhe me kryetarin Gjici i cili i ka sugjeruar qe te vihet ne kontakt edhe fizikisht me shtetasen Alma Kaci per te kuptuar nese kishte realizuar ndonje video ne zyren e Bashkise diten e takimit.

Ai gjithashtu shton se eshte vene ne dijeni se Safet Gjici dhe Alma Kaci jane takuar edhe nje here tjeter ne zyre perpara dates 06.06.2023.”

Granit Gjanës i është komunikuar akuza për shkelje të barazisë në tendera si dhe për korrupsion aktiv dhe pasiv i funksionarëve shtetëror.

Lexo edhe: Video-skandali, biseda mes Alma Kaçit dhe Denisës: “Mos, ka dalë fytyra ime, obobo…”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese