Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dosja e Lobimit, Kryemadhi: Çdo gjë e kemi me fatura! SPAK asnjë akuzë ndaj Metës

Shkruar nga Newsbomb
Dosja e Lobimit, Kryemadhi: Çdo gjë e kemi me fatura! SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka folur lidhur me dosjen e lobimit në SHBA, për të cilën Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke hetuar. Në një intervistë për Ora News, Kryemadhi ka thënë se përgjatë këtyre hetimeve nuk do të ketë asgjë, pasi sipas saj çdo gjë është e dokuemntuar me fatura.

“Jo, dosja e lobimit, pra të gjitha paditë e Erion Veliajt është lobimi, hetimi pasuror imi i familjarëve të mi, operacionet plastike, off-shoret, sigurisht që çështja e lobimit është në hetim edhe kur janë thirrur përfaqësues të PL dhe ish-LSI, për një gjë të jeni të bindur se çdo gjë është e dokumentuar me fatura. Ajo që është shqetësuese është kur injoranca dominim mbi vërtetësinë, në SHBA nuk çeçon njeri para cash, dhe nuk ka kompani në SHBA që deklaron se ka marrë para cash. Dhe PL, dhe Ish-LSI e ka bërë çdo gjë me para në bankë dhe me faturë”, tha Kryemadhi, teksa më tej u pyet se nëse SPAK i ka komunikuar ndonjë akuzë kreyt të Partisë së Lirisë, Ilir Metës.

“Jo, zero akuza i ka bërë SPAK Ilir Metës”, ka thënë deputetja ndër të tjera.

Gjithashtu, Kryemadhi ka bërë me dije se SPAK i ka sekuestruar “një send”, i cili ka lidhje me kallëzimet që kjo e fundit ka bërë pranë këtij organi. Sipas deputetes nëse ky send do të merret si provë atëhere do t’ i shtohet më shumë kallëzimeve dhe argumenteve që do i publikonte në një tjetër moment.

“Ka të bëjë me një send i cili ka të bëjë lidhje me kallëzimet e mija, kjo është, do të keni në të ardhmen. Po ka marrë një send i cili ka të bëjë me kallëzimet e mija. Bëse ai send do të merret si provë do t’i shtohet më shumë kallëzimeve dhe argumenteve të mija që unë kam menduar se do t’i nxirrja pak më vonë”, ka thënë Kryemadhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese