Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E mërkurë, 5 Maj, 2021
spot_img

Dosja e 137 kg kokainë që DEA e zëvendësoi me oriz, Gentian Malindi në kërkim, humb betejën në Gjykatë Kushtetuese

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gentian Malindi, i akuzuar si porositësi i 137 kg kokainë që vinin nga porti i Greqisë drejt atij të Durrësit, ka humbur betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Babai i tij Ilir Malindi e ankimoi në Gjykatë vendimin e OLF për automjetin e sekuestruar, mirëpo nuk mundi të provojë të ashtuquajturat “pasoja që vijnë nga OFL”. Në raport thuhet se ankimuesit duhet të ezaurojnë gjykatat më të ulëta e më pas të bëjnë kërkesë në institucionin më të lartë të drejtësisë.

Dosja e 137 kg kokainë ka përfundur hetimin dhe çështja është dërguar në Gjykatë, e ndërsa Gentian Malindi vijon të jëtë në kërkim. Malindi arriti të arratisej pasi dyshohet se operacioni u dekonspirua.

Për këtë dosje të pandehur janë marrë 3 persona Gentian Malindi, si dhe Altin Myslihaka dhe Adrian Bega të konsideruar bashkëpunetorë. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për trafikim të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Për këte çështje në burg janë Ardian Bega i cili mbante detyrën e oficerit të sigurisë në portin e durrësit si dhe Altin Myslihaka.

Kujtojmë se, rreth 137 kilogram kokainë, drogë e klasit të parë dhe një nga më të kushtueshmet në treg, ishte fshehur në katër konteinerë të mbushur me banane që vinin nga Ekuadori drejt Shqipërisë. Porositësit e drogës, të pikasur nga DEA amerikane, kishin shfrytëzuar itinerarin e importit të frutave ekzotike për të transportuar brenda konteinerëve edhe “dërgesën” e tyre.

Me autorizimin e DEA-s amerikane, kur konteinerët mbërritën në portin e Pireut në Greqi u krye edhe zëvendësimi i kokainës me oriz. Kështu autoritetet ishin një hap para trafikantëve. Në Shqipëri diçka mesa duket nuk shkoi siç duhej, dhe personi i dyshuar si porositësi Gentian Malindi, arriti të arratisej pasi hapi një prej pakove dhe pa se aty nuk kishte kokainë por oriz.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij para oficerëve të çështjes, Ardian Bega, oficer sigurie në portin e Durrësit, pohoi se ishte kontaktuar nga Gentian Malindi që të merrte diçka në konteinerët me banane, brenda të cilave kishte 137 kg kokainë. Po sipas Begës, pasi Malindi kishte pikasur se ishte në vëzhgim nga policia, e kishte hedhur drogën nga makina në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Gentian Malindi ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për trafikim të lëndëve narkotike. Ai është arrestuar më parë dhe për një sasi prej 500 kilogramë hashash, që ishin transportuar nga Lazarati në drejtim të Durrësit. Malindi ka në pronësi të tij një anije peshkimi në qytetin e Durrësti. Më herët ai është bërë pjesë e mediave, me një denoncim të tij në drejtim të policisë. Biznesmeni durrsak pretendonte se kontrollet e shpeshta të bëra nga ana e policisë po dëmtonin rëndë biznesin e tij.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img