Kreu i riemëruar i OSHEE-së, Ardian Çela ka dëshmuar për afro 2 orë në Gjykatën e Tiranës ku është përballur me të pandehurin e çështjes CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj.
Në dëshminë e tij mësohet se Çela ka mohuar njohjen me Ismailaj, dhe ka deklaruar se e ka parë vetëm në gjykatë. Një tjetër mohim që ka bërë Çela eshte dhe akuza se OSHEE ka paguar persona për të dëshmuar kundra DIA-s në gjykatë.
Në 3 dhjetor 2015 në zyrën e tij Ardian Çela është takuar me përfaqësuesin ligjore të DIA-s Rebecha Gaskin dhe i ka kërkuar të nënshkruajnë një marrëveshjeje mes DIA dhe OSHEE-së për të mbyllur konfliktin dhe për të bërë pajtim.
Avokati mbrojtës i Kastriot Ismailajt, kërkoi nga Gjykata të jetë i pranishëm edhe ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri për të dëshmuar.
Por Gjiknuri prej 4 seancash nuk paraqitet në gjyq.