Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

“Dosja 339”/ 12 të parët në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndër ta edhe nipi i ish-deputetit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjyqtarët e Krimeve të Rënda kanë mbyllur hetimet për 12 të dyshuarit e parë të dosjes së bujshme 339.

Sipas gjykatës, ata do t’i nënshtrohen drejtësisë për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të konsideruar në dosjen me 74 të dyshuar, si grupi i Shkodrës janë edhe ish kampioni i mundjes Elis Guri nën akuzë për prodhim narkotikësh apo nipi i ish deputetit Arben Ndoka, Samuel Ndoka.

Sipas Top Channel, në dosjen që prokuroria i kishte mbyllur hetimet që në qershor gjykata pranon gjykimin e 12 të dyshuarve për dy episode të çështjeve të drogës.

Njëra është ajo e bllokimit të 200 kg hashash që sipas prokurorisë ishte grumbulluar nga dhe po përgatitej për tu tregtuar dhe tjetra zbulimi i 114 kg në qytetin e Lezhës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se në vazhdim do t’i dorëzojë gjykatës edhe dy grupe të tjerë të 339, që sërish janë të implikuar në trafik, për të lënë nën hetim çështjen e laboratorit të heroinës, të Avdylajve dhe të zgjedhjeve.

Prokuroria ka deklaruar se në dosjen 339 janë të administruar 624 cd me pergjime dhe 115 dvd.

Më shumë

spot_img