Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Dorjan Shkoza na tha se komshiu i tij kishte 500 mijë euro në banesë”, Dumani tregon grabitjen me Talo Çelën në Shijak, në shtëpi s’gjejnë asgjë, marrin kursimet e fëmijëve

Shkruar nga Newsbomb
“Dorjan Shkoza na tha se komshiu i tij kishte 500 mijë euro në

Nuredin Dumani i pandehuri i drejtësisë, ka treguar sesi bashkë me Talo Çelën, dikur miq e tani armik, kishin shkuar në një banesë për të grabitur 500 mijë euro.

Ai ka treguar se në 2013 Dorjan Shkoza u ka dhënë informacion se komshiu i tij që kishte pulari, kishte në banesë 500 mijë euro në kasafortë, informacion që ia kishte dhënë motra e cila shkonte në shtëpinë e fqinjve.

Dumani tregon se kishin thurur planin dhe së bashku me Talo Çela, Gent Sharra, Gon Qafa dhe Dorjan Shkozën shkuan për të grabitur, por që dështuan pasi në banesë nuk gjetën para, por morën vetëm kursimet e fëmijëve që ishin rreth 3 mijë euro.

“Me rëndësi për këtë çështje është deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani dhënë për organin e akuzës, i cili sqaron se: “….Grabitja e radhës ka qenë në Shijak në vitin 2013, kemi qenë 5 veta, unë, Talo Çela, Gent Sharra, Gon Qafa… Informacionin për grabitjen na e dha Dorjan Shkoza pasi familja e tij jetonte një kat më poshtë personit qa do banim grabitjen. Dori na thoshte që personi që jetonte mbi banesën e tij merrej me pulari. Informacionin e kishte motra e Dorit, e cila kishte hyrje dalje me të zonjën e shtëpisë, e cila i kishte thënë se në dollapë kishte mbi 500.000 Euro. Tek kjo shtëpia ishin dy çuna të vegjël 10 vjeç, zonja e shtëpisë dhe vjehrra. Në këtë ngjarje kemi përdorur një mjet ML ngjyrë blu e errët, e rregullt me targa të vjedhura. Ky mjet ishte në emrin tim. Kemi shkuar në orën 4 të mëngjesit sepse në atë orë dilte i zoti i shtëpisë.

Dera ishte e blinduar dhe Talo e hapi atë 3-5 minuta pasi kishte me vete veglat që hapte dyert. Pasi u hap dera u futëm brenda të gjithë vetëm Gon Qafa ngeli jashtë me automatik në dorë. Sapo kemi hyrë brenda kemi parë plakën që po dilte nga tualeti. Plakën e mbylli Talo në tualet dhe filloi të shante. …Ata vazhduan kontrollin dhe unë kam ndenjur aty që të mos bërtiste gruaja dhe fëmijët. Me erdhi keq për fëmijët e saj dhe i ledhatova nga faqet. Kur kjo gruaja doli në televizor ka thënë se njëri prej autorëve u soll mirë. Në një kuti kursimesh janë gjetur rreth 3000 Euro dhe jemi larguar. …Më vonë mora vesh se njeri prej çunave që morri pjesë në grabitje kishte marrë dhe unazat e kësaj zonjës…”, thuhet në dëshminë e Dumani.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.