Hapësire reklamuese

Aktualitet

Doris Pack bën deklaratën e fortë nga Shkodra: Jam e shokuar nga situata e kriminalitetit

Shkruar nga Newsbomb

Presidentja e Forumit të Grave të PPE-ve Doris Pack ka qenë sot e pranishme në Shkodër, nga ku bëri një deklaratë të fortë teksa u shpreh që ndihet e tronditur nga niveli i kriminalitetit në këtë qytet, me shumë të vrarë dhe të zhdukur.

“Jam e shokuar nga situata e kriminalietit në Shkodër, 6 vrasje dhe 2 zhdukje. Diskutohet përfshirja e policisë dhe vetë ministrit. Nëqoftëse qeveria nuk arrin të kapë kriminelët nuk meriton të futet në BE. Shqiptarët po ikin jo se nuk e duan vendin por se nuk kanë siguri. Shkodra është qendra kriminalitetit.

Ka një lloj mafie këtu. S’mund ta imagjinoj se ndodh kjo ndodh në një vend që po hap negociatat. Jam e tërbuar që një qeveri e tillë nuk po ju mbron dhe kjo nuk ndodh vetëm në shkoder por dhe ne tiranë dhe vlorë”, është shprehur  Pack.

Sipas saj përsa kohë që qeveria nuk ëshë në gjendje të frenojë mafian ta dërgojë atë para gjykatës dhe në fund në burg nuk është e vlefshme për BE.

Unë erdha ketu sepse dua të hap sytë e politikës. Disa prej tyre qeveritarëve mund të kenë ndjenja kanë dhe vetë fëmijë. Dhe fëmijët nuk rrijnë këtu nëse skanë siguri pune. Shqiptarët nuk ikin se e urrejnë vendin por nuk kane pune vetëm kanabis”, është shprehur më tej Pack.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.