Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dorian Teliti: PD kthen legjitimitetin e institucioneve, përndryshe ekonomia shkon në greminë, falenderojmë Edi Ramën që…

Shkruar nga Newsbomb
Dorian Teliti

Shefi i kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti është shprehur se në zgjedhjete  25 prillit do të ndahet shapi nga sheqeri, pasi vetëm fitorja e PD rikthen legjitimitetin e institucioneve, ndërsa me PS ekonomia do të shkojë në greminë.

Në këto zgjedhje ndahet shapi nga sheqeri, ose do të rikthejmë legjimitetin e institucioneve ose ekonomia do të shkojë në greminë.  Ne duhet të saktësojmë se energjia elektrike është kosto e madhe për biznesin prodhues.  Në 82 ditët e ardhshme mund të kemi kohë për të qartësuar të gjitha humbjet apo rrjedhjet. Ne nuk premtojmë para nga qielli. Nuk ka gjë falas. Si kemi arritur ne në përfundimin që të dyfishojmë të ardhurat në 8 vitet e ardhshme”, tha Teliti.

Sipas tij, qeveria ka keqmenaxhuar financat duke sjellë edhe rrënimin e ekonomisë, ndërsa shtoi se paratë nuk mungojnë për financime të cilat u duhen qytetarëve.

Ne e falënderojmë zotin Rama që vazhdojnë t’i bëjnë reklamë falas angazhimeve që do të marrë Basha. Duke çliruar të gjithë ekonominë nga klientelizmi korrupsioni apo barra fiskale që i merr frymën biznesit shqiptar dhe në anën tjetër duke bërë politika incentivuse shpenzimesh që rrisin të ardhurat të gjithë në fund të ditës do të dalin të fituar, pra edhe shteti është më i fortë. Përse sot ekonomia është  e rrënuar? Sepse këtu shteti vjedh veten e vet”, tha më tej Teliti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll