Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dorëzohet një aplikim i ri për SPAK, shkon në 4 numri i kandidaturave

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_217326" align="alignnone" width=""]Shkelqim Cena[/caption]

Dorëzohet një aplikim i ri për anëtar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

 

Është Prokurori i Tiranës Shkëlzen Cena ai i cili ka aplikuar për anëtar i SPAK duke e çuar në 4 numrin e aplikimeve.

Mësohet se për SPAK ka aplikuar sot Arben Kraja, prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, i cili ka hetuar Lulzim Bashën për aferat në 'Rugën e Kombit'.

Kandidatura tjetër është Vladimir Mara, prokuror i Krimeve të Rënda. Po ashtu ka aplikuar edhe prokurori tjetër i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi.

Afati për ë apliakur për SPAK është deri më 6 shkurt.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar. Me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë kombëtare të hetimit, e cila do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.