Në Këshillin e Ministrave është dorëzuar sot një draft-propozim për për dhënien e statusit të “Klientit në Nevojë” për energjinë elektrike për kategoritë në nevojë.
Propozimi është hartuar dhe dorëzuar nga grupi iniciator i protestave kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, ushqimeve dhe karburanteve, dhe kërkon që familjeve në nevojë t’i garantohet energjia elektrike.
Aktivistët u shprehën në një deklaratë për media, se janë të shumta rastet kur familje në nevojë vuajnë shkëputjen e energjisë elektrike.
“Ne kemi kërkuar të përcaktohet një minimun nga shteti shqiptar prej 50 Kilovat. Me këtë propozim qeveria do duhet të marrë angazhimin për të gjitha kategoritë në nevojë që janë personat me aftësi të kufizuar që nuk kanë të punësuar të tjerë në familjet e tyre, familjet me ndihmë ekonomike, pensionistët me pension minimal në fshat dhe qytet dhe jetimët të cilët nuk janë në institucionet përkatëse. Kërkojmë nga Këshilli i Ministrave mos mbeten vetëm në Facebook. Ideja është për dhënien e statusit klientit në nevojë sepse ligji i parashikon në linja të përgjithshme. Në atë që kemi vlerësuar si analizë paraprake kosto për buxhetin e shtetit është e përballueshme,” u shpreh një nga iniciatorët”, tha aktivisti Lapaj.