Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Dorëzohen në PD, 4,200 firmat për mbledhjen e Kuvendit, Paloka: Do ndjekim procedurat dhe do sigurojmë të shkojë sa më mirë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Rreth 4,200 firma të mbledhura gjatë “foltores” së Sali Berishës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, janë dorëzuar sot në selinë e kësaj partie.

Kutitë me mandate i ka dërguar në selinë blu Flamur Noka, ndërsa ka thënë se firmat e dorëzuara në zyrën e Palokës do të verifikohen një për një nga komisioni i mandateve.

Edhe Paloka, në një deklaratë për media pas dorëzimit, është shprehur optimist për vijimin e procedurës siç e parashikon statuti.

Flamur Noka: I vetmi institucion është Këshilli Kombëtar, në emër të delegatëve, ne po ju paraqesim ju si drejtues i institucionit, të gjithë dokumentacionin, që do të ruhet nga ana juaj deri në ditën që do t’i dorëzohet komisionit në mandateve. Janë të gjitha dosjet sipas degëve.

Edi Paloka: Siç e ndoqët, sapo u depozituan 4200 formularët që kërkojnë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit. Procedurat nuk janë ato të zakonshmet, është ndjekur rruga që përcakton statuti, që prevalon e drejta e ¼ të anëtarëve për mbledhjen e Kuvendit. Për këtë arsye po zbatojmë detyrimin ndaj delegatëve të kuvendit për të mbledhur kuvendin siç e kanë kërkuar ata. Firmat dhe formularët janë dorëzuar në zyrën time. E dëgjuat argumentin e zotit Berisha pse u dorëzuan në zyrën time. Verifikimin e këtyre formularëve e bën veç komisioni i verifikimit të mandateve. Një kërkesë e veçantë nga firmëtarët dhe përfaqësuesit e tyre, është që të ruhet fshehtësia e të dhënave të tyre. Ne kemi detyrimin të ndjekim procedurat dhe të shkojë sa më mirë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img