Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Dorëzohen disa banesa në Thumanë, Rama s’i kursen batutat: Kujdesni bravat s’dihet çfarë ndodh pas disa vitesh, mund t’i ndërroni ngjyra

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Disa shtëpi të reja u janë dorëzuar banorëve në Thumanë, të cilët mbetën pa shtëpi, pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019.

Rama mbajti fjalën duke thënë se Thumana është rindërtuar pas tërmetit tragjik dhe se familjet do kthehen në shtëpi më të mira dhe më komode nga ato që kishin para tërmetit.

“Dua që t’i the Argjipeshkvit që uroj që bekimi që ai i bëri atij ulliri që është mbjellë lart në platformën e depos së vjetër të dikurshme të ujit, të jetë një bekim për jetë për të gjithë banorët që sot pjesë-pjesë fillojnë të kthehen në shtëpi në një Thumanë që ishte krateri i zymtë një tërmeti shkatërrimtar, ku këtu bëri numrin më të madh të viktimave ndërsa sot është shëmbëlltyra e Rilindjes. U jam mirënjohës atyre që punuan, të gjitha arkitektëve që me profesionalizëm çuan një proces para aspak të lehtë.

Po ashtu u jam mirënjohës atyre që na u bashkuan në këtë përpjekje që nga Behgjet Pacolli që ka lënë gjurmën e mirësisë dhe solidaritet në një nga këto godina, Elvis Nacin me “Shqiptarët për Shqiptarët”,  që lanë gjurmë për ndërtimin.

Është një bashkim forcash dhe energjisë dhe jam krenar që i kemi udhëhequr  në një kohë aspak të lehtë jo vetëm nga plagët e lëna nga tërmeti po edhe për shkak të pandemisë.

Ja ku jemi këtu dhe jam krenarë që këta fëmijë e nëna me e grupin e parë ta familjeve do të hyjnë në shtëpitë e tyre dhe të gjitha, ata që do të banojnë në këtë kompleks do bëjnë gëzuar në një shtëpi të re.  Në një shtëpi shumë më të bukur dhe të fortë. Në një shtëpi që është pjesë e një kompleksi që krijon komunitet.

Qeveria ka marrë barrën më të madhe, është e bërë me fondet e qeverisë shqiptare në pjesën më të mëdha dhe kombëtarët që kanë marrë përsipër disa nga pjesët. Përtej financimit përpjekjet për të stabilizuar konfliktet me pronën, shumë  nga godinat kishin probleme pronësie, jo vetëm ata që ishin në një kulm por shumë kurora në një kulm të vetëm. Shumë nga ata që janë përfitues dalin nga ky kalvar vështirësish me dy apo tre shumë shtëpi në bazë të kurorave, ndërkohë që nga pikëpamja e vështirësisë nuk ka të krahasuar kjo shtëpi me atë që kishin.

Kuptohet duhet të bëni kujdes me brava. Se nuk i dihet, në rastin më të keq do ndryshoni ngjyrën e bravës. Gjë tjetër nuk iu bëjnë dot as tju marrin shpinë as tju vënë interesa kredie. Merre shpinë një herë pastaj tjerat. Jeta është e gjatë unë nuk do rrojë sa shqiponja” tha Rama ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img