Shkrimtari Visar Zhiti ka ardhur sërish me një libër të ri me titullin “Dorëshkrime të fshehta të burgut”.
Promovimi i librit bëhet më 22 shtator, 2021, ora 18:00, Libraria "Onufri" tek rruga Myslym Shyri, pranë Bankës Credins.
“Përpara kësaj relique përulem dhëmbshurisht. Dorëshkrimi i Visarit, i poezive të burgut, të krijuara në fillim në mendjen e tij, në qeli, kur e arrestuan dhe pastaj të shkruara fshehurazi në kampet e rënda të Spaçit e të Qafë Barit...” thuhet në një nga përshtypjet për librit.
E plotë:
FTESË
Promovimi i librit “DORËSHKRIME TË FSHEHTA TË BURGUT”, Visar Zhiti
- 22 shtator, 2021, ora 18:00, Libraria "Onufri"
(Rruga Myslym Shyri, pranë Bankës Credins)
Këto poezi janë martire!... Duhet të rilindin ashtu, për të marrë vendin që u takon në altarin e shenjtë të Letërsisë!
…dorëshkrimet e fituan lirinë, duke i çelur rrugë, me historinë e tyre, një tjetër historie!
Andreas Dushi
Përpara kësaj relique përulem dhëmbshurisht. Dorëshkrimi i Visarit, i poezive të burgut, të krijuara në fillim në mendjen e tij, në qeli, kur e arrestuan dhe pastaj të shkruara fshehurazi në kampet e rënda të Spaçit e të Qafë Barit...
Nuk besoj se gjendet libër tjetër me poezi me fat të tillë marramendës... se edhe librat kanë fat, me kaq shumë ankth dhe tmerr...
Eda Agaj Zhiti
...janë fletë të tmerrit... Mbase ka, por unë nuk kujtoj e mbi të gjitha nuk kujtoj kështu një vepër kaq të freskët e të menjëhershme, të lidhur aq ngushtë me botën që zbulon dhe dëshmon... por këto janë dhe fletë triumfuese të poezisë... Liria mban vargjet e Visar Zhitit, edhe kur janë të pushtuara nga argumente të zymta...
Mario Luzi, poet italian
Libri me poezi i Visar Zhitit është më turbulluesi që kam lexuar ndonjëherë. Është një nga ata librat e rrallë që ka forcën t’ia ndryshojë lexuesit vizionin për botën. Merreni dhe mbajeni fort!..
Kevin Higgins, poet dhe kritik irlandez, botues në Angli
Kjo kronikë tmerresh të kohës është pa kurrfarë fryme ligësie e urrejtje dhe pa atë tiparin kaq shqiptar – thirrjen e palëkundur për hakmarrje. Visar Zhiti është shkrimtari shqiptar, jeta dhe vepra e të cilit mbase pasqyrojnë më mirë historinë e kombit të tij.
Robert Elsie, albanalog kanadezo-gjerman