Hapësire reklamuese

Politikë

Dorëhiqet kryetari i degës së PS në Rubik, akuza të FORTA Ndrec Dedës: Bën fushatë me njerëz me precedentë penalë

Shkruar nga Newsbomb
Dorëhiqet kryetari i degës së PS në Rubik, akuza të

Kreu i degës së PS në Rubik, Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen pas disa viteve në krye të këtij posti. Sipaj tij, shkak për këtë është bërë rikandidimi i Ndrec Dedës për një mandat të tretë në Bashkinë Mirditë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Tushaj përmes një postimi në Facebook, ku thotë se Deda shkon në Mirditë vetëm për zgjedhje dhe se bën fushatë me njerëz me precedentë penalë.

Postimi i plotë i Pal Tushajt:

Të nderuar miq . Ju bëj me dije se kamë dhënë dorheqjen nga pozicioni i kryetarit të partis socialiste  të njësise vendore Rrubik .

Arsyja e pare dhe kryesore që dhashë dorheqjen është rikandidimi i ndrec Dedës .disa arsyet e tjera jane:1 - zoti ndrec e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me koh të pjesëshme ,2 herë në javë me nga 2 orë .Vetem  kur ka fushate vjen me koh të plotë .

2 -Nuk përfill strukturat e P S

3 -Bën fushat me njerz me precedent penal

Bën emrime klienteliste pa marr parasysh fare partine.Prioritet kryesor që të jesh ne administratën e zotit nrec është të kesh dy emra dhe të keshë qënë të paktën një her në burg

4 -Të keshë nivel të cunguar arsimor si nreca

Të mos mbajshë mend shokët e klasës

5 - Të qeshësh sa her fol nreca

Kam dhe shum arsye të tjera që do ti them në statuset tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.