Hapësire reklamuese

Bota

Dorëhiqet kryeministri i Libanit pas dy javëve protesta anti-korrupsion

Shkruar nga Newsbomb
Saad al-Hariri

Kryeministri i Libanit Saad al-Hariri njoftoi dorëheqjen pas dy javë protestash të pashembullta kundër qeverisë me kërkesën për reforma politike.

Në një fjalim televiziv, kryeministri tha se protestat u bënë shkak që ai t’i paraqesë dorëheqjen Presidentit Michel Aoun duke thënë se ndodhej "në një rrugë pa krye".

Dorëheqja e tij vjen pas fillimit të një lëvizjeje kryesisht paqësore dy javë më parë kundër klasës politike të konsideruar të korruptuar e të paaftë.

Më parë gjatë ditës, anti-protestues me shkopinj në duar sulmuan vendin kryesor të protestës në qendër të Beirutit, duke u vënë flakën disa tendave e shkatërruar të tjera.

Anti-protestuesit, për të cilët besohet se ishin mbështetës të grupimit Hezbollah u përleshën me protestuesit që kishin bllokuar rrugët e kryeqytetit.

Sulmi detyroi forcat e sigurisë që të vendosen në vendin e protestës për të shmangur dhunën.

Protestat kanë paralizuar vendin, duke çuar në mbyllje të shkollave e bankave. /VOA

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.