Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija

Shkruar nga Newsbomb
Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija

Admir Abrija, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen nga posti këtë të mërkurë. Pas rreth 3 vitesh në këtë post të rëndësishëm, numri një i burgjeve në Shqipëri ka vendosur të japë dorëheqjen për shkaqe personale, mëson newsbomb.al.

Ai është zgjedhur në këtë post të rëndësishëm pas lirimit nga detyra të Agim Ismailit dhe me propozim të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

Me disa diploma dhe specializime në institucionet më prestigjoze në Amerikë, Admir Abrija premtoi dhe zbatoi reforma të rëndësishme në sistemin e burgjeve. Me një karrierë të pasur dhe në krye të disa institucioneve të rëndësishme, zgjedhja e tij erdhi si një risi në sistemin peritenciar që prej kohësh përballej me probleme të shumta.

Burimet bëjnë me dije se ai do të emërohet në një post tjetër të rëndësishëm.

Karriera e Admir Abrijas

Punën e parë e ka nisur si oficer sigurie i Gardës së Republikës në vitin 1999. Më pas bëhet zëdhënës i këtij institucioni. Karriera në Polici nuk i ndalet as gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike si drejtues i policisë në disa poste.

Ndërrimi i pushteteve në vitin 2013 e gjen Drejtor të Kufirit në Gjirokastër. Qëndron për pak kohë dhe zgjidhet në një post të ri, si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave. Aty, pati nën varësi sektorin e antikorrupsionit dhe hetimin.

Admir Abrija ka shërbyer edhe në institucione të ndryshme në vend duke mbajtur poste politike. Ka qenë administrator i Bashkisë së Tiranës për zonën e Farkës, Shef Sigurie në Presidencë gjatë kohës kur kryetar shteti ishte Bamir Topi dhe detyra më e rëndësishme si Prefekt i Tiranës, shkruan newsbomb.al.

Jeta studentore e Admir Abrijas

Jetën studentore nuk e ka ndalur që nga viti 2001, kur është diplomuar për filozofi në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë. Nga filozofia do të shkonte një vit më pas në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, ku diplomohet duke marrë titullin “Oficer”.

Edhe pas diplomimit në Akademinë Ushtarake nuk do të linte pas jetën akademike. Në vitin 2005 nis studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe mbaron 4 vite më pas, me sistemin e vjetër të arsmimit të lartë. Në vitin 2009 ndjek nivelin e dytë të studimeve Master në këtë Fakultet dhe diplomohet në të Drejtën Europiane të Biznesit.

Admir Abrija ka kryer edhe studimet pasuniversitare në “Kursin e Sigurisë së Lartë dhe Mbrojtjes” në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë, në vitin 2012. Gjithashtu, mban titullin “Avokat” nga “Dhoma Kombëtare e Avokatisë”, që prej datës 15 shtator 2011.

Ai ka ndjekur disa specializime për marrëdhëniet ndërkombëtare në institucione prestigjioze, si

– Akademia Ndërkombëtare e Zbatimit të Ligjit, Budapest – Hungari; Universiteti i Gjeorgjisë, Atlanta – SHBA; Akademia Ndërkombëtare e Zbatimit të Ligjit, Rosëell – Neë Mexico, SHBA; OCRIEST, Paris – Francë; Homeland Security, Nju Jork – SHBA, Akademia e Policisë Mubarak, Kajro – Egjipt etj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese