Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Dorëhiqet drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, pas zbulimit të skemës së mashtrimit me ilaçet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d12208b286d8caa697a0d385efda3a5e

Astrit Beci , drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka dhënë dorëheqjen. Dorëheqja e tij vjen pas skandalittë skemës së mashtrimit me rimbursimin e iliaçeve. Beci thotë në deklaratën e tij se dorëhiqet për t’i hapur rrugë hetimit.

Deklarata e plotë:

“Në emër të dinjitetit tim personal, në shprehje të përgjegjshmërisë më të lartë institucionale, me dëshirën për t’i hapur plotësisht rrugën cdo hetimi dhe me vullnetin për të ruajtur dhe forcuar emrin e mirë të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor: Deklaroj dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij Fondi, i bindur se krijoj kështu klimën më të mirë institucionale për mbarëvajtjen e reformës në shëndetësi dhe për luftën e domosdoshme kundër korrupsionit. Jam krenar për arritjet e shënuara në këtë periudhë 20 mujore gjatë së cilës kam drejtuar një prej Enteve më të rëndësishëm në zemër të reformës më të vështirë të ndërmarrë nga një administratë politike. Në dokumentat bashkëngjitur do të gjeni të plotë arritjet e kësaj periudhe, e cila ka qenë e vështirë, plot me sfida dhe me shumë kënaqësi që prodhon puna e përbashkët. Falenderoj çdo bashkëpunëtor që ka qenë pranë meje me kontributin e tij dhe jam i bindur se arritjet e shënuara gjatë kësaj periudhe nga stafi që kam drejtuar, janë të pakthyeshme dhe të qëndrueshme.

Në lidhje me hetimin penal të kërkuar prej meje si Drejtor i Përgjithshëm për shpërdorimet dhe përfitimet e paligjshme nga skema e rimbursimit të disa subjekteve farmaceutike, i takon institucioneve  të  drejtësisë  t’i  shkojnë  deri  në  fund  politikës  “zero  tolerancë”  ndaj korrupsionit, që unë kam zbatuar në krye të Fondit. Për arsye të sekretit hetimor kam zgjedhur gjatë kësaj periudhe të mos flas publikisht. Me  përfundimin  e  projekt-raportit  auditit  kam  dërguar  pranë  Drejtorisë  së  Tiranës rekomandimet per masat organizative, disiplinore dhe  administrative, të cilat mendoj që do të mundësojnë mirë-administrimin e kësaj drejtorie. Jam i bindur se pasardhësi im në detyrë do t’i ketë ato përparësi të punës së tij. Duke  falenderuar  personalisht  të  gjithë  ata  që  patën  besim  tek  unë  dhe  më  mbështetën moralisht dhe institucionalisht, mbetem i bindur se cdo arritje e secilit është një hap më tej i vendit dhe i qytetarëve të tij drejt një standardi më të lartë e më të merituar jetese.

Me respekt Dr. Astrit Beci

Më shumë

spot_img
spot_img