Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Dorëheqjet për t’i shpëtuar Vettingut, Mirela Fana dhe Sulemjan Tola ‘përplasen’ në Kolegjin e Apelimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifimit për ndërprerjen e Vettingut ndaj ish-anëtares së Gjykatës së Lartë Mirela Fana.

Vendimi i KPK-së u mor pasi Fana vendosi të japë dorëheqjen vetëm katër ditë pasi u zgjodh në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përpara se ligji i Vettingut të hynte në fuqi.

albsig

spring

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka regjistruar edhe ankimimin për Sulejman Tolën, prokurori i parë që dha dorëheqjen para nisjes së procesit të Vettingut.

Njoftimi:

“Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.3/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.4, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Sulejman Tola.

Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues ​i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Rezarta Schuetz

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Ina Rama

Luan Daci

Sokol Çomo”, shkruhet në njoftimin e përcjellë nga KPA.

Ndërkohë sa i përket Mirela Fana thuhet se:

“Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues ​i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Natasha Mulaj

Relator: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla

Ardian Hajdari

Sokol Çomo”, nënvizohet në njoftim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img