Hapësire reklamuese

Politikë

“Dorëheqjen e dhashë njëherë për Shkëlzenin”, Murrizi poston videon: Një kujtesë për fundërrinat që bëjnë si demokratë

Shkruar nga Newsbomb
“Dorëheqjen e dhashë njëherë për

Deputetit Myslim Murrizi duket se nuk i ka dalë ende inati me ata që e kritikojnë për votën në favor të shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Në rrjetet sociale, murrizi ka postuar videon kur Sali Berisha kërkonte nga foltorja e parlamentit dorëheqjen e Ilir Metës, episod i ndodhur në vitin 2015 kur PD ishte pjesë e Kuvendit.

Ja çfarë shkruan deputeti Murrizi në rrjetet sociale:

“Kjo VD është një kujtesë dhe një përgjigje për çdo fundërrinë që shfaqet si mender demokrat nëpër studio tv dhe një realitet i betejës parlamantare 2013-2017 të opozitës ,me mazhorancën e aleancës së qelbësirave të gjirit të lalzit

Është një pështymë në fytyren e çdo vemje të sotëm ,pa moral, pa dinjitet, pa karakter ,që bën sikur është indinjuar nga vota ime PRO shkarkimit të Metës, që nuk dha dorëheqien kur ja kërkonte Berisha”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu