


Zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka dalë në mbrojtje të kryebashkiakut të dorëhequr të Shkodrës Valdrin Pjetri.
Zyrtari i institucionit ushtarak në vend akuzoi drejtpërdrejt kryetarin e PD-së Lulzim Basha që nuk pranoi kurrë fajin për vrasjen e katër vetave në 21 janar 2011, kohë kur kryedemokrati mbante postin e Ministrit të Brendshëm. Për këtë rast, Basha nuk dha dorëheqjen në atë kohë.
Numri i 2 Ministrisë së Mbrojtjes i kujtoi liderit të opozitës se ai nuk pranoi të jepte dorëheqjen as për skandalin e ndërtimit të Rrugës së Kombit, prandaj nuk ka të drejtë të shesë moral.
Koçi e quan ’’njeri të ndershëm Valdrin Pjetrin, i cili pranoi të jepte dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës’’.
”Valdrini mban pergjegjesi te pashlyeshme ndaj publikut dhe PS per ate qe duket deri tani si nje naivitet vetevrases per mosdeklarimin e episodit rendues studentor. Kete episod zoti Basha e konsideron nje dhurate politike.
Por Basha ska asnje te drejte te shese moral perballe zotit Pjetri.
Sepse Basha nuk qe 20 vjec ne drejtimin e MB kur shteti vrau 4 vete mes bulevardit ne 21 Janar.
Valdrini te pakten eshte me i ndershem se zoti Basha me doreheqjen e tij dhe shqiptimin publik te rastit.
Gje qe zoti Basha nuk e beri as pas 21 Janarit e as pas akuzes se prokurorise per shperdorimet shumemilioneshe ne rrugen e Kombit.”