Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dorëheqja e Sahit Dollapit pas humbjes së PD, Fuga: Akt ndershmërie politike! E gjithë Kryesia e Partisë të largohet, tani jo në shtator

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Profesor Artan Fuga e quan “Akt ndershmërie politike”, vendimin e sekretarit organizativ të PD Sahit Dollapi, i cili menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit dha dorëheqjen nga posti që mbante.

Sipas Fugës, këtë shembull duhet të ndjekë e gjithë Kryesia e Partisë, dhe kjo duhet të ndodhë tani jo në korrik.

“E gjithë kryesia e asaj partie nëse i ka mbetur sadopak edukatë politike duhet të bëjë njësoj, të japi dorëheqje kolektive para këshillit kombëtar! Tani, jo në korrik, as në shtator, as në të korra dhe as në të vjela! Nëse nuk e dinë si bëhet dhe si i bëhet pastaj le ta thonë se ka që e dinë”, shkruan ai ndër të tjera.

Shënimi i profesor Fugës:

Përshëndes dorëheqjen e z. Sahit Dollapi nga posti i sekretarit organizativ i Partisë Demokratike!

Akt ndershmërie politike!

E gjithë kryesia e asaj partie nëse i ka mbetur sadopak edukatë politike duhet të bëjë njësoj, të japi dorëheqje kolektive para këshillit kombëtar!

Tani, jo në korrik, as në shtator, as në të korra dhe as në të vjela!

Nëse nuk e dinë si bëhet dhe si i bëhet pastaj le ta thonë se ka që e dinë!

Justifikimet jo po se kjo, jo se po ajo, jo se ai vodhi, ajo bleu, ai iku në drejtim të paditur, ata paguan, etj., i dimë, edhe ata i dinin! Janë pa lidhje me atë çka bëhet fjalë, sado të vërteta qofshin.

Mos i hyjmë analizave të hollësishme! 

Ndryshe nuk ka gjë në vijë! Po fare!

Me keqardhje për opozitën e them, sepse opozita është institucion pa të cilin nuk ka kurrë as shtet ligjor, as demokraci. Flas për opozitë politike, jo opozitën retorike!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img