Hapësire reklamuese

Politikë

Dorëheqja e Rushajt, kush është biznesmeni i minierave të kromit dhe hidrocentraleve që merr mandatin

Shkruar nga Newsbomb
Dorëheqja e Rushajt, kush është biznesmeni i minierave të

Alfred Rushaj hoqi dorë nga mandati i deputetit të Partisë Demokratike, për shkak të angazhimeve personale.

Mandatin e Rushajt i kalon Petrit Dodës (nëse ai nuk e refuzon), në bazë të votave të fituara në zgjedhjet e 25 prillit.

Petrit Doda ishte i 32 në listën e Tiranës, por mori 5976 vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit.

Deri më tani Rushaj nuk ka bërë asnjë deklaratë për lënien e mandatit.

LEXO EDHE: Dorëhiqet deputeti i Partisë Demokratike Alfred Rushaj

Petrit Doda është nga Muhrri i Dibrës, i arsimuar për ekonomi dhe biznesmen pronar i minierave të kromit në Tërnovë, Bulqizë si dhe pronar hidrocentrali në Kukës.

“Në maj të vitit 1992 emërohet Drejtor i kësaj Miniere, detyrë të cilën e vazhdoi deri në tetor 1997. Më pas kalon ekonomist i kësaj miniere, deri në tetor të vitit 2000.

Nga nëntori i vitit 2000 deri në fillim të vitit 2002, punon si ekonomist pranë Bashkisë Bulqizë dhe Qarkun Dibër. Vec sektorit shteteror, nis edhe rrugën e biznesit në sektorin minerar në Tërnove, Bulqizë, për prodhim dhe shitje mineral kromi.

Në vitin 2013 e në vazhdim ka investuar në sektorin hidroenergjitik”, thuhet në jetëshkrimin e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.