Tirana
clear sky
12 ° C
12 °
12 °
94 %
2.1kmh
0 %
Pre
23 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Dorëheqja e policisë nuk i “qetëson ujrat”, vijojnë protestat e dhunshme në SHBA për vrasjen e 20-vjeçarit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dorëheqja e një shefi policie dhe një oficerje që qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë në Minesota nuk kanë arritur t’i japin fund trazirave dhe protestave të dhunshme.

20-vjeçari me ngjyrë, Daunte Wriight, është qëlluar më armë zjarri nga një oficere policie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shefi i policisë së qendrës Bruklin sqaroi se vrasja kishte ndodhur aksidentalisht, pasi oficerja nxori armën në vend të pistoletës me rrymë elektrike. Ngjarja ndodhi në periferi të qytetit Mineapolis ku autoritetet ndaluan 20-vjeçarin me ngjyrë për shkelje të rregullave të trafikut.

Gjatë kontrolleve rezultoi se ai kishte një urdhër arresti, por kur oficerët u përpiqen ta prangosnin, Wright hyri përsëri në automjet dhe u mundua të largohej. Në këtë moment ai u qëllua nga oficerja, Potter.

Por edhe pas deklaratës zyrtare të policisë, qindra qytetarë u mblodhën për të tretën ditë radhazi para komisariatit në Bruklin për të protestuar.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën. Më shumë se 60 persona janë arrestuar gjatë ditës së fundit raporton BBC.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

Mapo

GSH

Dita

Koha Jone

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img