Hapësire reklamuese

Rajoni

Dorëheqja e Kotzias, kryeministri Tsipras merr postin e ministrit të Jashtëm

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Alexis Tsipras pranon dorëheqjen e Nikos Kotzias dhe merr vetë postin e ministrit të Jashtëm.

Tsipras do të jetë edhe ministër i Jashtëm deri në mbylljen e çështjes së Prespës.

Kotzias dha dorëheqjen pas një debati me ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos për marrëveshjen e Prespës.

Sipas ‘Kathimerini’,  Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit. 

Ndërkohë kujtojmë që Kotzias prej kohësh ka nisur diskutimet me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për çështjen e kufijve detarë. “Të zbresë nga ‘treni’ i qeverisë kush është mërzitur. Në kemi drejtim e destinacion të qartë. Kush nuk dëshiron destinacionin, të zbresë”, tha në emër të qeverisë greke zëdhënësi. 

Tashmë pritet reagimi i kryeministrit grek Aleksis Tsipras pë largimin e ministrit të tij nga kabineti qeveritar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu