Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Dorëheqja e Hashim Thaçit, reagon Rama: Procesi absurd ndaj tij do të vulosë pastërtinë e UÇK-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a694661ee38698f79d82e14a929a4417

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Ai ka shprehur solidaritetin e tij për betejën e radhës të drejtësisë së pacënueshme të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Ramës, procesi absurd ndaj Thaçit do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së.

“Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, shkruan Rama.

Kujtojmë se ish-komandanti suprem i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi i është dorëzuar autoriteteve të Gjykatës Speciale. Thaçi dha menjëherë dorëheqjen pas konfirmimit të akuzave nga Gjykata Speciale që e akuzon atë për krime lufte. Akuza i është konfirmuar edhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. 

edi_ramaa.png

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img