Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Dorëheqja e Haradinajt, ambasadori gjerman: Së shpejti Kosova të ketë qeveri funksionale

Lajme të ngjashëm

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se është e rëndësishme që Kosova së shpejti të ketë qeveri funksionale.

Ambasadori Heldt i pyetur nga REL për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, tha se Gjermania respekton pavarësinë e Dhomave të Gjykatës Speciale si dhe vendimin e kryeministrit Haradinaj.

‘Kosova vazhdon të ketë përballë sfida të rëndësishme politike, në veçanti dialogun politik me Serbinë dhe reformat e brendshme politike. Është e rëndësishme që Kosova së shpejti të ketë një qeveri funksionale’, është shprehur ambasadori gjerman.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten pasi ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

Gjatë ditës së hënë ai përmes një letre i ka njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e tij.


Më shumë