Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Në Kosovë ‘frikësohen’ nga dorëheqja e Cakajt: Shqiptarët në Rajon do e ndjejnë mungesën e një krahu të fortë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b30f4d121615ed726d0712af047e22ac

Ditën e sotme ish-ministri në Detyrë për Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme, vendin e të cilit e zuri ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Ndërkohë për këtë dorëheqje ka reaguar dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla. Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Stublla thotë se “gjithnjë ka besuar në një raport Shqipëri-Kosovë të ndërtuar në bazë ekskluziviteti, por jo në raport kompetitiv paralel siç kanë tentuar e tentojnë vazhdimisht disa”, duke lënë në pikëpyetje se kush janë këta disa të cilëve iu referohet.

Ajo thotë se Shqipëria dhe Kosova nuk mund të faktorizohen në kurriz të njera-tjetrës, “duke mësuar shumë nga dështimi i rolit paternalist në tentativë i disave mbi Kosovën”!

Ministrja e Jashtme e Kosovës shprehet e bindur se me dorëheqjen e Cakajt sot Kosova dhe shqiptarët në rajon do ta ndjejnë mungesën e një krahu të fortë perkrahjeje institucionale në Qeverinë aktuale të Shqipërisë.

Screenshot_13.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img