Hapësire reklamuese

Politikë

Dorëheqja e Bashës, reagon Rudina Hajdari: Mundësi e mirë që PD të kthehet në misionin e saj! Partia të mos përdoret më për interesa familjare

Shkruar nga Newsbomb
Dorëheqja e Bashës, reagon Rudina Hajdari: Mundësi e mirë

Ish-deputetja e PD Rudina Hajdari, reagon pas vendimit të djeshëm të Lulzim Bashës për t'u dorëhequr si kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend. Hajdari e shikon këtë si një "mundësi të mirë për ta rikthyer PD në misionin e saj fillestar, si mbartëse e shpresës për shqiptarët."

"Por që kjo të ndodhë duhet që çdokush, nga anëtari më i thjeshtë e mbi të gjitha drejtuesit e saj aktualë, në Parlament e jashtë tij, të heqin dorë nga zakoni i përdorimit të PD në funksion të interesit personal apo familjar. PD do të reflektojë shpresë vetëm nëse rivihet jo në funksion të një njeriu por në funksion të shoqërisë", shkruan ndër të tjera ish-deputetja.

Shënimi i plotë i Rudina Hajdarit:

Në 22 Mars 1992, 30 vite të shkuara, Partia Demokratike simbilizonte shpresën e shqiptarëve.

Për herë të parë mbas 47 vitesh në pushtet, Partia e Punës u zëvendësua nga një parti e cila deri ato ditë i përkiste studentëve, intelektualëve, shqiptarëve të thjeshtë e plot me ëndrra për të ardhmen.

Fatkeqësisht, vit mbas viti, PD e humbi rolin e saj si përfaqësuese e shpresës duke arritur kulmin e shpërfytyrimit të saj në vitet e fundit.

Dorëheqja e Lulzim Bashës dje nga posti u kryetarit, mbas një seri humbjesh dhe vendimesh tejet të gabuara e me kosto për PD e vendin, është një mundësi e mirë për ta rikthyer PD në misionin e saj fillestar, si mbartëse e shpresës për shqiptarët.

Por që kjo të ndodhë duhet që çdokush, nga anëtari më i thjeshtë e mbi të gjitha drejtuesit e saj aktualë, në Parlament e jashtë tij, të heqin dorë nga zakoni i përdorimit të PD në funksion të interesit personal apo familjar.

PD do të reflektojë shpresë vetëm nëse rivihet jo në funksion të një njeriu por në funksion të shoqërisë.

Ky është një moment që kërkon maturi, mençuri dhe dashuri për Shqipërinë.

Vendi ka shumë nevojë për një opozitë të tillë, të ndershme, pa ngarkesa nga e kaluara, me energji dhe vizion te qartë për të ardhmen.

Rrugët e Shqipërisë kanë javë që ushtojnë nga zërat e qytetarëve të inatosur me qeverinë Rama.

Ata duan alternativë e që PD të jetë e tillë duhet të shkëputet nga avazet e vjetra dhe të ringrihet me forca dhe energji të reja.

Kjo i duhet shqiptarëve dhe Shqipërisë!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.