Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Dorëheqja e Bashës do ishte gafë politike e PD”, Artan Fuga: Zgjedhjet për kryetarin janë në 13 qershor, të kandidojë dhe ai, të mos përjashtohet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Akademiku Artan Fuga thotë se kërkesa për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga demokratët para zgjedhjeve të 13 qershorit 2021, do të ishte gafë politike e PD, pasi përjashtimi i tij nga kandidimi nuk i shërben demokratizimit të Partisë.

“E treta sepse përderisa në 13 qershor bëhen zgjedhjet për kryetarin, të gjithë kandidatët mund dhe duhet të konkurojnë lirshëm para partisë. Por vota të numurohet si duhet, jo si në 25 prill. Komisioni duhet të ketë antarë nga të gjithë kandidatët”, shkruan ai ndër të tjera.

Kujtojmë se, dje u mblodh Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD dhe miratuan 13 qershorin si datë për zgjedhjet për kryetarin e PD.

Shkruan Artan Fuga:

Kërkesa për dorëheqje të parevokueshme të z. Basha do të ishte një gafë politike e PD

Do të ishte një gafë e madhe që Keshilli Kombëtar i PD të kërkonte sonte dorëheqjen e parevokueshme të z. Lulzim Basha. E para, sepse përjashtimi nga kandidimi nuk i shëben fare demokratizimit të partisë demokratike, sepse është një akt përjashtimi. E dyta sepse nëse ka përgjegjësira në atë parti, dhe unë vazhdoj të mendoj se ka, pavarësisht zgjedhjeve antidemokratike të 25 prillit, ato janë kolektive. Po deshët i numurojmë.

E treta sepse përderisa në 13 qershor bëhen zgjedhjet për kryetarin, të gjithë kandidatët mund dhe duhet të konkurojnë lirshëm para partisë. Por vota të numurohet si duhet, jo si në 25 prill. Komisioni duhet të ketë antarë nga të gjithë kandidatët. Demokratizimi nuk është përçarje. Askush nuk mund të thotë se meqë kishim përballë shtetin nuk ka të tjerë që mund ta bëjnë më mirë punën. Por besimin e jep vota e partisë, madje edhe elektorati, jo me akte përjashtimi si biroja.

Ne duhet të shkëputemi nga ajo kulturë staliniste ngado që të vijë. Zoti Lulzim Basha ka shansin ta demokratizojë partinë, ta shohi realitetin në sy, sikurse kandidatët të dalin me platforma politike t’i shohë e gjithë shoqëria se çfarë propozojnë më mirë! Dorëheqjen sot kolektivisht duhet ta japi kryesia! Këshilli e pranon ose jo!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img