Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

Dorë për dore me Zahon dhe bashkëshorten Linda, Rama vendos lule në varrin e Papës shqiptar, i shoqëron ish-ministri i Brendshëm (VIDEO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Romë, Itali, ku po zhvillon disa takime të rëndësishme në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë. Ai shoqërohet nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i vogël, Zaho.

Si pjesë e delegacionit shqiptar është dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, shkruan newsbomb.al.

“Vatikan – Lule në varrin e Papës shqiptar Klementi XI, i quajtur edhe Papa Albani si dhe në varrin e Gjon Palit II, mik i çmuar i Shqipërisë”, shkruan Rama dhe ndan pamjet e mëposhtme. Në video shfaqet dhe ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Mesa duket kryeministri ka zgjedhur që dhe ai të jetë jetë pjesë e njerëzve që e shoqërojnë në Vatikan.

Më vonë gjatë ditës së sotme Edi Rama do të ketë një takim me Papa Françeskun. Siç tha dhe vetë kryeministri shqiptar sot, ky do të jetë takimi i dytë që ai dhe bashkëshortja Linda zhvillojnë në selinë e Papa Françeskut. I pari tha Rama, ishte kur Zaho ishte ende në barkun e nënës së tij, dhe i dyti do të jetë sot.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img