Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Donte të kalonte kufirin me pasaportë false, arrestohet në Kapshticë 45 vjeçari i dënuar më parë për vrasje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 45 vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi paraqiti një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër, e dyshuar si e falsifikuar.

Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë ka rënë shtetasi me iniciale B.Ç, 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte dënuar më parë për për veprën penale “Vrasja me paramendim”).

Njoftimi i policisë:

Paraqiti pasaportë të dyshuar si të falsifikuar në kufi, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës. Nga shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”).

Ky shtetas është paraqitur në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, me një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër, e dyshuar si e falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img